KQZ duhet të jetësojë shqyrtimin 100% dhe në kohë të ankimimeve zgjedhore

Baza ligjore? Kodi Zgjedhor parashikon trajtimin në kohë të çdo ankese dhe denoncimi lidhur me shkelje të legjislacionit dhe standardeve zgjedhore. Premtimi se shkelësit e ligjit do përballen me pasojat mbetet në fuqi.

Problemi? Numri i lartë i denoncimeve nuk u shoqërua me një mekanizëm funksional për trajtimin në kohë dhe me të njëjtin standard të ankimimeve dhe denoncimeve. Një pjesë e tyre nga maji 2023 nuk janë trajtuar ende.

Rekomandimi? KQZ duhet të reformojë aktet nënligjore dhe strukturën përgjegjëse lidhur me praktika të tilla. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, sidomos lidhur me shkeljet dhe krimet zgjedhore.

Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/kqz-duhet-te-jetesoje-shqyrtimin-100-dhe-ne-kohe-te-ankimimeve-zgjedhore/