Kodi i sjelljes: paraqitja zyrtare dhe solemniteti parlamentar

Standardi i Kodit të Sjelljes? Kodi i Sjelljes, sipas përcaktimeve në nenin 8, pika 1 dhe 3 kërkon që deputetët të paraqiten me veshje zyrtare në përshtatje me funksionin që kryejnë, si dhe gjatë veprimtarisë parlamentare të mos përdorin telefoninë e lëvizshme ose mjete të tjera.

Problematika e konstatuar? Monitorimi nga ISP tregon se rreth 25% e deputetëve nuk respektojnë etikën në paraqitje dhe në përdorimin e telefonisë e mjeteve të tjera, duke ndikuar në perceptimin negativ të qytetarëve ndaj integritetit të aktivitetit parlamentar dhe imazhit të Kuvendit.

 Zgjedhje dhe rekomandime? Kuvendi dhe grupet parlamentare kanë përgjegjësi të informojnë, trajnojnë dhe “edukojnë” deputetët për të zbatuar të gjitha detyrimet e përgjegjësitë që burojnë nga Kodi i Sjelljes, të cilin vetë deputetët e kanë miratuar.

 

Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/kodi-i-sjelljes-paraqitja-zyrtare-dhe-solemniteti-parlamentar/