Kodi i Sjelljes dhe Konflikti i Interesit: Kuvendi të zbatojë detyrimet ligjore

ISP po kryen monitorimin e standardeve etike dhe të jetësimit të Kodit të Sjelljes në parlament, si pjesë e angazhimeve të tij për forcimin e komponentëve të transparencës, etikës dhe llogaridhënies.

Standardi ligjor? Sipas Kodit, neni 3, “deputeti, gjatë ushtrimit të mandatit, duhet të shmangë konfliktin e interesit me detyrën dhe të mos shfrytëzojë pozitën për interesin e tij personal”. Vendimi 19/2018, neni 11, sqaron se për deputetin përbën situatë konflikti interesi… edhe çdo situatë personale e deputetit, në të cilën shprehja e vullnetit nëpërmjet votës mund të ndikohet nga gjendje, marrëdhënie ose interesa që nuk lidhen me ushtrimin e funksionit të deputetit ose i ndonjë funksioni tjetër publik në të kaluarën, ose në momentin e votimit”.

 Problematika e konstatuar? ISP ka konstatuar raste kur, në kundërshtim me këtë dispozitë, kanë votuar dhe promovuar kandidatë për poste të rëndësishme publike e shtetërore, pa deklaruar gjendjen në konflikt interesi dhe pa zbatuar dispozitat e Kodit të Sjelljes në situata të tilla.

Rekomandime për zgjidhje? Kuvendi, përmes Byrosë dhe organeve të tjera përgjegjëse, duhet të monitorojë çdo rast të konstatuar, raportuar apo denoncuar të gjendjes së mundshme në konflikt interesi, duke zbatuar brenda afatit ligjor dispozitat e Kodit të Sjelljes, Rregullores dhe legjislacionit në fuqi

Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/7620-2/