Kodi i Sjelljes dhe incidentet në parlament: Problematika dhe zgjidhja

Standardi i Kodit të Sjelljes? Rregullorja e Kuvendit dhe Kodi i Sjelljes parashikojnë rregulla të detajuara dhe norma të sjelljes institucionale dhe etike në parlament. Deputetët që ndërmarrin veprime të kundërta, janë objekt vlerësimi disiplinor nga Sekretariati përgjegjës në parlament.

Problematika e konstatuar? Gjatë javëve të fundit në Kuvend janë konstatuar incidente të rënda, akte dhune, bllokime dhe kërcënime, shkelje flagrante e procedurave dhe Rregullores, si dhe pa transparencën e duhur, masa disiplinore të një numri të madh deputetësh.

 Zgjedhje dhe rekomandime? Procedurat vendimmarrëse dhe procesi i masave disiplinore duhet të jetësohet me transparencë dhe përgjegjshmëri. Kuvendi duhet të investohet në zgjidhjen me dialog dhe në rrugë institucionale të mosmarrëveshjeve, duke siguruar normalitet në funksionim dhe jetësimin e të drejtave e përgjegjësive kushtetuese të tij.

Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/kodi-i-sjelljes-dhe-incidentet-ne-parlament-problematika-dhe-zgjidhja/