Kërkesë për ofertë: foto dhe regjistrim eventi

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke implementuar projektin “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) organizatë lider si dhe në partneritet me BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ). Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike.

Instituti i Studimeve Politike synon të monitorojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e standardeve të dekriminalizimit dhe integritetit për kandidatët, subjektet zgjedhore dhe institucionet e përfshira në procesin zgjedhor dhe produktet e tij zgjedhore në periudhën paszgjedhore.

Për këtë qëllim ISP shpall kërkesën për ofertë për një subjekt tregtar/person fizik, i cili ofron shërbimin e fotografisë dhe regjistrimit për 2 evente (open forume) në Kukës dhe në Lezhë. Eventet do të organizohen sipas një kalendari të paracaktuar nga stafi zbatues i projektit, dhe secili event nuk zgjat më shumë se 2 orë.

Fotografimi i eventit do të realizohet duke u kujdesur që të dokumentohen momentet kyç të eventit, dhe paralelisht të bëhet regjistrimi i tij audio.

Oferta finaciare duhet të përfshijë:
 Ofertën financiare për shërbimin e fotografisë gjatë eventit;
 Oferta financiare shërbimin e regjistrimit të eventit nëpërmjet sistemit audio.

ISP fton të gjitha subjektet e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të Institutit të Studimeve Politike [email protected] deri në datën 07.02.2024, dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Ofertën financiare në GBP (me TVSH të përfshirë) si dhe listën e pajisjeve facilituese;
2. Certifikatën e regjistrimit (nëse ofertuesi është kompani/subjekt tregtar);
3. Oferta duhet të jetë e firmosur dhe e vulosur.

Instituti i Studimeve Politike


This is a companion discussion topic for the original entry at http://isp.com.al/kerkese-per-oferte-fotografim-dhe-regjistrim-eventi/