“Kateri silurues i yni, hapi zjarr ndaj anijes italiane ‘Zeus – 2’, e cila vjen me misione zbulimi, ka motoskaf, mitroloz dhe mjete radiollokative…”/ Zbulohen dokumentet sekrete për incidentin në brigjet e Sazanit, prill 1970

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Ishulli i Sazanit dhe i gjithë Gjiri i Vlorës i cili këto dy tre ditë është bërë kryefjala e pjesës më të madhe të mediave shqiptare dhe më gjerë atyre të rajonit, për shkak të vizitës që bëri aty Ivanka Trump (vajza e presidentit të SHBA-ve) me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të shoqëruar nga një numër i madh arkitektësh, për shkak të planeve të tyre për të investuar në fushën e turizmit, nuk është hera e parë që merr një vëmendje kaq të madhe. Gjiri i Vlorës “ka parë dhe ka pritur” edhe në të kaluarën personalitete të larta nga bota, madje nga më të mëdhenjtë të globit! Siç ishte kreu i ish – BRSS-së (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike), Nikita Sergejeviç Hrushov, me ministrin e Mbrojtjes, Marshallin Rodion Malinovsky, që e vizituan atë vend më 1 qershor të vitit 1959. Të shoqëruar nga Enver Hoxha, kryeministri Mehmet Shehu, ministri i Mbrojtjes Popullore, gjeneral-leitnant Beqir Balluku dhe personalitete të tjera të lartë të udhëheqjes shqiptare të asaj kohe, Nikita Hrushov dhe Malinovski qëndruan gjatë në Bazën Ushtarake Detare të Pashalimanit, e konsideruar si një nga më të rëndësishmet e Traktatit të Varshëvës në Mesdhe, për shkak të pozicionit të saj gjeostrategjik.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kateri-silurues-i-yni-hapi-zjarr-ndaj-anijes-italiane-zeus-2-e-cila-vjen-me-misione-zbulimi-ka-motoskaf-mitroloz-dhe-mjete-radiollokative-zbulohen/