Kalendari Historik 8 Dhjetor 2022

1953 – Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower mban fjalimin e tij “Atomet për Paqen”, i cili çon në një program Amerikan për të furnizuar me pajisje dhe informacione për energjinë bërthamore për shkollat, spitalet dhe institucionet kërkimore në të gjithë botën. Ky program ishte i pari në botë që e kthente këtë energji në dobi të njerëzve.

 

 

1974 – Një plebishit rezultoi në heqjen e monarkisë në Greqi. Junta kishte organizuar tashmë një plebishit, i cili rezultoi në krijimin e Republikës. Sidoqoftë, pas rënies së regjimit ushtarak, qeveria e re, nën Kostandin Karamanlis, vendosi të mbajë një tjetër, pasi aktet ligjore të Junta-s konsideroheshin të paligjshme. Mbretit Konstandin i II-të, iu ndalua ardhja në fron.

 

1978 – Vdes në moshën 80 vjeçare, Golda Meir. Meir, ishte një grua shteti, politikane dhe Kryeministre e katërt e Izraelit. Ajo ishte e vetmja në Izrael që ushtroi këtë detyrë, dhe është cilësuar si “Zonja e Hekurt” e politikës izraelite. Meir dha dorëheqjen si kryeministre në 1974, një vit pas Luftës së Yom Kippur.

 

 

1980 – Vokalisti i grupit të famshëm The Beatles, John Lennon u vra nga Mark David Chapman në New York. Chapman planifikoi vrasjen gjatë disa muajve dhe priti Lennonin në Dakota në mëngjesin e 8 dhjetorit. Gjatë mbrëmjes, ai u takua me Lennon, i cili nënshkroi kopjen e tij të albumit të sapo botuar Double Fantasy. Chapman u deklarua fajtor dhe iu dha dënimi me burgim të përjetshëm.

 

1982 – Lind në Trinidad dhe Tobago, Nicki Minaj. Minaj, është një repere, këngëtare, kantautore, dhe modele. Ajo fitoi njohjen e publikut pasi lançoi albumet Playtime Is Over, Sucka Free, dhe Beam Me Up Scotty. Minaj është cilësuar si një nga femrat më me ndikim të artistëve të repit, të të gjitha kohërave dhe shpesh është cilësuar si “Mbretëresha e Repit” nga mediat.

 

1990 -30 vite më parë në kryeqytetin e Shqipërisë, e pikërisht në Qytetin “Studenti”, studentët e Universitetit të Tiranës ngritën krye për herë të parë në historinë 46 vjeçare të komunizmit, kundra këtij regjimi famëkeq. Studentët në datën 8 Dhjetor vendosën të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë kundër regjimit, fillimisht për ndërprerjen e energjisë elektrike, kushtet e vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria në atë kohë, kushtet e vështira që kishin studentët në konvikte e shkolla. Ata organizuan një protestë, në të cilën ndodhi edhe një incident: policia e ushtria përdorën dhunë për të shpërndarë studentët dhe disa protestues morën plagë nga dhuna që përdorën forcat e pushtetit komunist. Kjo do të sillte edhe irritimin e mëtejshëm të studentëve dhe kërkesat e tyre u zgjeruan. Përveç kërkesave për plotësimin e kushteve të jetesës ata kërkuan lejimin e pluralizmit si dhe dënimin e dhunuesve të studentëve. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Akti i tyre i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetë-izolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Dita Kombëtare e Rinisë, u caktua si e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë më 8 dhjetor të vitit 2009, për të kujtuar lëvizjen e studentëve në dhjetorit e vitin 1990, e cila ishte pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist.

 

1991 – Drejtuesit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës nënshkruajnë një marrëveshje që pas shpërbërjes së Bashkimin Sovjetik, krijoi Komonuelthit të Shteteve të Pavarura. CIS inkurajon bashkëpunimin në çështjet ekonomike, politike dhe ushtarake dhe ka fuqi të caktuara për të koordinuar tregtinë, financat, bërjen e ligjit dhe sigurinë.

 

 

2013 –  Grupi Metallica performon një shfaqje në Antarktidë, duke i bërë ata grupin e parë që interpretojnë në të gjitha kontinentet. Grupi luajti një shfaqje të quajtur “Freeze ‘Em All”. Performanca e këtij grupi të famshëm të rrymës Metal, u filmua dhe u publikua si një album live në të njëjtin muaj. Metallica është një nga grupet më të famshme në botë të kësaj rryme.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-8-dhjetor-2022/