Kalendari Historik 4 Shtator 2022

1888 – George Eastman dhe Henry Strong, themelojnë kompaninë e famshme të filmave të fotografimit Kodak me qendër në Rochester të New York-ut. Përgjatë 130 viteve kompania Kodak do të bëhej një nga më të rëndësishmet përsa i përket aspektit të fotografimit, proçesit të printimit, dhe stampimit të fotografive në mbarë botën.

 

 

1912 – U zhvillua Kryengritja e Përgjithshme shqiptare ndaj Perandorisë Osmane. Kryengritja e armatosur do të udhëhiqej nga Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj. Pas përfundimit me sukses të kësaj kryengritjeje, Porta e Lartë e Stambollit u detyrua të ulej në bisedime dhe të plotësonte kushtet e palës shqiptare ku më kryesorja do të ishte Shpallja e Pavarësisë Kombëtare në 28 Nëntor.

 

1944 – Finlanda shpall armëpushimin me Bashkimin Sovjetik, pas një lufte të përgjakshme 4 vjeçare e njohur ndryshe në historiografinë botërore si Lufta e Vazhdueshme. Gjatë këtij armëpushimi trupat e Ushtrisë së Kuqe sovjetike, dhe asaj të Finlandës automatikisht u tërhoqën në kufijtë e mëparshëm të këtyre dy shteteve. Gjatë kësaj lufte trupat finlandezo-gjermane do të humbnin rreth 100.000 ndërsa ato sovjetike mbi 500.000 (ku gjysma do të vdiste si pasojë e të ftohtit ekstrem të veriut).

 

1951 – Për herë të parë në botë ndodh live transmetimi i parë ndër-kontinental televiziv në San Francisko të SHBA-së. Gjatë këtij transmetimi u pa në sytë e miliona teleshikuesve nënshkrimi i Traktatit të Paqes dhe Miqësisë së Japonisë me 50 shtete të botës përfshi këtu edhe SHBA-në. Ky traktat ishte i treti në llojin e tij me një fuqi humbëse të Luftës së Dytë Botërore pas atij me Italinë dhe Gjermaninë.

 

1963 – Vdes Kryeministri francez Robert Schuman, i cili ishte njëkohësisht edhe Presidenti i Këshillit të Europës. Schuman do të ishte iniciatori kryesor për themelimin e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, dhe NATO-s në vitet 50.

 

 

 

1972 – Notari amerikan Mark Spitz do të bëhet atleti i parë në botë që fiton i vetëm 7 medalje ari në një kompeticion sportiv siç janë Lojërat Olimpike të Mynihut. Gjatë këtyre lojërave, ekipi olimpik amerikan i notit arriti të dalë i pari duke fituar gjithsej 43 medalje ndër të cilat 17 ishin ari.

 

 

1998 – Dy shkencëtarët kompjuterikë, amerikani Larry Page dhe rusi Sergey Brin do të revolucionarizojnë përgjithmonë botën e internetit duke themeluar Google-in, një prej kompanive më të fuqishme të kërkimeve kompjuterike. Në dy dekada Google, numëron mbi 2 miliardë përdorues dhe 105.000 të punësuar.

 

 

2006 – Vdes në moshën 64 vjeçare Giacinto Fachetti, futbollist i famshëm Italian, nënkampioni bote në Botërorin e vitit 1970 në Meksikë, si dhe kampion Europe në Itali 1968. Gjithashtu Fachetti ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me Interin duke u kthyer në një nga legjendat e këtij ekipi me të cilin fitoi disa trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-4-shtator-2022/