Kalendari Historik 3 Nëntor 2022

1918 – Nënshkruhet midis Austro-Hungarisë dhe Italisë, Traktati i Paqes në Villa Giusti. Ky traktat do të ndalonte përfundimisht luftimet e përgjakshme në Alpet e veriut ndërmjet ushtrive të të dy vendeve. Me qindra-mijëra ushtarë austriakë dhe italianë do të mbesnin të vdekur në zonën kufitare midis këtyre shteteve.

 

1957 – Lind në Spanga të Suedisë, aktori i famshëm hollivudian i filmave aksion Dolph Lundgren. Lundgren gjatë karrierës së tij 35 vjeçare do të bëhej i njohur në filmat, The Red Scorpion, Universal Soldier, The Expendables. Por roli i tij më i spikatur do të ishte ai i boksierit rus Ivan Drago në serialin e filmave Rocky.

 

1957 – Bashkimi Sovjetik, lëshon në orbitë, kapsulën hapësinore Sputnik 2. Në bordin e Sputnik-ut, ndodhej qeni Laika, e para kafshë që zyrtarisht fluturon nga Toka në drejtim të hapësirës. Kapsula Sputnik 2, qëndroi në kozmos për 162 ditë.

 

 

1964 – Presidenti amerikan Lyndon Johnson, do të bëhet politikani i parë që rizgjidhet në këtë post me një shumicë votash prej 52 përqind. Ai do të rizgjidhej si President i 36 i SHBA-së pas vrasjes së John Kennedy-t. Njëkohësisht ai do të fitonte zgjedhjet presidenciale të 1964 në 44 shtete të Sheteve të Bashkuara të Amerikës.

 

1982 – Në tunelin e Salang-ut në Afganistanin qendror do të ndodhte një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e këtij vendi. Si pasojë e një shpërthimi aksidental të zjarrit do të mbesnin të vdekur afro 2000 vetë. Shkaqet e vërteta të këtij shpërthimi nuk u bënë kurrë të njohura.

 

 

2010 – Vdes në moshën 72 vjeçare në Moskë, ish Kryeministri rus Viktor Chernomyrdin. Ai do ta udhëhiqte Rusinë nga viti 1992 deri në vitin 1998, vite kritike për ekonominë dhe gjendjen sociale të këtij vendi. Ai do të njihej si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Yeltsin.

 

 

2014 – Në New York, inagurohet World Trade Center One. E njohur si Qendra Botërore e Tregtisë, ky gradaçel do të ishte 550 metra i lartë. Kostoja financiare për ndërtimin e tij do të ishte 4 miliardë dollar, dhe ai do të ndërtohej për 8 vjet. Ai u ndërtua në territorin ku më parë kishin qenë Kullat Binjake.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-3-nentor-2022/