Kalendari Historik 29 Shtator 2022

1930 – Vdes në moshën 86 vjeçare në Finlandë, piktori i famshëm rus Ilya Repin. Repin do të bëhej i njohur në mbarë botën për pikturat e tij të realizmit dhe impresionizmit, gjatë shek XIX. Ai do të pikturonte disa nga kryeveprat e tij si, Slavic Composers, Reply of Zaporozhian Cossaks, Neapolitan Girl, Mussorgsky, etj. Trashëgimia e tij sot është një nga më të vyerat në fondin e artit botëror. Veprat e tij ndodhen të ekspozuara në muzetë kryesore të Europës.

 

1941 – Në Kiev të Ukrainës, do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të periudhës së holokaustit, ndaj komunitetit hebre në këtë vend. Për afro 48 orë rresht trupat naziste SS të përkrahur nga bashkëpunëtorët vendas do të arrestonin dhe ekzekutonin në një luginë të quajtur Baby Yar mbi 50 mijë persona të pafajshëm. Pas luftës të gjithë personat përgjegjës për këtë masakër do të gjykoheshin dhe dënoheshin me vdekje.

 

1957 – Në pyllin e Kyshym-it në Rusinë Qendrore do të ndodhte një nga aksidentet më të rënda bërthamore në historinë e saj. Në një nga reaktorët e centralit atomik në këtë zonë, ndodh një gabim teknik që do të pasonte me shpërthimin e disa tubave me lëndë radio-aktive. Si pasojë e gjithë zona do të kontaminohej rëndë dhe mbi 10.000 vetë do të evakuoheshin. Reja radio-aktive do të mbulonte një sipërfaqe prej 53.000 hektarësh.

 

1972 – Republika Popullore e Kinës dhe Japonia, pas shumë vitesh armiqësi midis tyre, vendosin marrëdhëniet e ngushta diplomatike. Pas afro 40 vjetësh që nga pushtimi japonez i Manchurisë, Pekini dhe Tokio zyrtare, arritën të vendosin një kanal komunikimi diplomatik, çka do të çonte vetë-vetiu në rivendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve. Marrëveshja e parë u nënshkrua në Pekin nga Kryeministri kinez Çu En Lai dhe ai japonez Kakuei Tanaka.

 

1976 – Lind në Dvirkivshchyna të Ukrainës futbollisti më i famshëm i këtij vendi, Andry Shevchenko. Shevchenko, do të spikaste për talentin e tij sportiv gjatë një periudhe 35 vjeçare. Ai fillimisht do të luante me Dynamo-n e Kiev-it, ndërsa më pas do të transferohej te ekipi i Milan-it në Itali, ku dhe do të kthehej në një nga ikonat e kësaj skuadre. Andry Shevchenko do të fitonte 30 trofe personal si dhe mjaft kupa kombëtare dhe ndërkombëtare me ekipin e Ukrainës, Dynamo-s, Milan-it, dhe Chelsea.

 

1979 – Diktatori i shtetit të Guinesë Ekuatoriale (në Afrikën Perëndimore), Francisco Macias Nguema, u qëllua për vdekje nga një grup ushtarësh në Saharanë Perëndimore.  Nguema do të ishte një nga diktatorët më brutalë të Afrikës Perëndimore, ku me politikat e tij shtypëse do të krijonte një gjenocid të vërtetë mbi popullin guineas. Ai do të rrëzohej pas një grushti shteti nga nipi i tij i cili, pas një gjyqi të shpejtë, e ekzekutoi atë në një zonë të Saharasë.

 

1991 – Në Haiti të Amerikës Qendrore do të ndodhte, grushti i shtetit që do të rrëzonte nga pushteti, Presidentin Jean Bertrand Aristide. Aristide, ishte zgjedhur në mënyrë demokratike, pas rrëzimit të diktaturës së Duvalieve. Gjatë këtij grushti shteti të organizuar nga ushtria haitiane u vranë 22 vetë si dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Jean Berrand Aristide do merrte rrugën e azilit politik në SHBA, nga ku do të kthehej pas vetëm 20 vitesh.

 

2006 – Një avion civil i linjës ajrore Aereos Flight 1907, shpërtheu në ajër duke marrë jetën e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit, gjithsej 154 vetë. Avioni ishte nisur nga aeroporti i Manaus-it në Brazil, për të shkuar në Rio de Janeiro, ku papritur u përplas me një tjetër avion civil Embraer Legacy 600. Kjo do të ishte një nga katastrofat më të rënda ajrore të Brazilit.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-29-shtator-2022/