Kalendari Historik 27 Tetor 2023

1943 – Lindi Roza Anagnosti, Xhuxha, aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë, bashkëshorte e regjisorit po ashtu mjaft të njohur Dhimitër Anagnosti. E filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme”. Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka jone”. Viti 1966 ishte viti i bashkëpunimit të suksesshëm me regjisorët debutues Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, ne filmin “Komisari i dritës”. Pas këtij filmi Roza dhe Dhimitri martohen dhe jetojnë në Tiranë. Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografi. Roza Anagnosti bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmimet të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art. Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra”.”Fije që priten” me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mësonjëtorja” me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981. Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë. Filmat e tjerë janë “Ndërgjegja” 1972, “Qyteti me i ri ne bote” 1974, “Në shtëpinë tone” 1979, “Dita e parë e emërimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, “Taulanti kërkon një motër” 1984, “Pranverë e hidhur” 1985, “Bote e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, “Vrasje në gjueti” 1987, “Rikonstruksioni” 1988, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989, “Vetmi” 1990. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës“.

1952Lind në Chicago, politologu, ekonomisti, dhe shkrimtari, amerikan me origjinë japoneze, Francis Fukuyama. Fukuyama është i njohur për librin e tij “The End of History and the Last Man”, i cili argumentoi se përhapja në mbarë botën e demokracive liberale, kapitalizmit të tregut të lirë të Perëndimit, dhe mënyra e jetesës së saj mund të sinjalizojë pikën e fundit të evolucionit socio-kulturor të njerëzimit, dhe të bëhet forma përfundimtare e qeverisjes njerëzore. Fukuyama është i lidhur edhe me ngritjen e lëvizjes neokonservative, nga e cila ai është distancuar që në vitet 90-të.

1962 – Duke refuzuar të urdhërohet, për gjuajtjen e një siluri bërthamor në një anije luftarake amerikane, Zv-Admirali, Vasily Arkhipov parandalon luftën bërthamore. Si komandant flotilje dhe në krye të komandës së nëndetëses me naftë B-59, Arkhipov refuzoi të autorizojë përdorimin e kapitenit të silurëve bërthamore, kundër Marinës së Shteteve të Bashkuara, një vendim që kërkonte, marrëveshjen e të tre oficerëve të vjetër në bord. Në 2002, Thomas Blanton, i cili ishte asokohe drejtor i Arkivit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, tha se Arkhipov “shpëtoi botën”.

1962 – Vdes në moshën 56 vjeçare, biznesmeni dhe afaristi italian Enrico Mattei. Pas Luftës së Dytë Botërore, atij iu dha detyra të çmontimit të Agjencisë Italiane të Naftës Agip. Përkundrazi, Mattei e zmadhoi dhe riorganizoi atë në Trustin Kombëtar të Karburantit, (ENI). Nën drejtimin e tij, ENI negocioi lëshime të rëndësishme të naftës në Lindjen e Mesme, si dhe një marrëveshje të rëndësishme tregtare me Bashkimin Sovjetik. Më 27 tetor 1962 në një fluturim nga Catania (Siçili) për në Aeroportin e Milano Linate, aeroplani i Mattei, një Morane-Saulnier MS.760 Paris, u rrëzua në rrethinat e fshatit të vogël të Bascapè në Lombardi. Shkaku i aksidentit ka qenë një mister.

1964 – Gjatë një prej debateve televizive për garën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Presidenti i ardhshëm Ronald Reagan, mban fjalimin e tij të famshëm “A Time for Choosing”. Ky fjalim u mbajt në duelin e tij brenda Partisë Republikane, përballë kandidatit Barry Goldwater. Fjalimi e katapultoi Reagan-in në një personazh me rëndësi kombëtare. Edhe sot e kësaj dite, “Fjalimi” konsiderohet një nga më të efektshmet e bëra ndonjëherë në emër të një kandidati.. Reagan u emërua më vonë “Komunikuesi i Madh” në njohje të aftësive të tij efektive oratorike.

1979 – Shteti i Saint Vincent dhe Grenadines, shpalli Pavarësinë nga Britania e Madhe. Ky shtet i pozicionuar në bregdetin e Karaibeve, u bënë i fundit i ishujve Windward që fituan pavarësinë e plotë. Vendi zgjodhi të mbetet brenda Commonwaelth-it britanik, duke mbajtur Mbretëreshën Elisabeth si monarke, e përfaqësuar në vend nga një Guvernator i Përgjithshëm. Kryeqytet i Saint Vincent dhe Grenadines-it, zgjodhi si kryeqytet Kingstown-in.

 

1981 – Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, nëndetësja sovjetike S-363 përshkon, bregdetin lindor të Suedisë. S-363 ishte një nëndetëse e marinës sovjetike të klasit Whisky, e cila u bë e famshme nën përcaktimin U 137 kur ajo lundroi e rrethuar në 27 tetor 1981. Lundrimi u krye në bregdetin jugor të Suedisë, afro 10 kilometra nga Karlskrona , një nga bazat më të mëdha detare suedeze. U 137 ishte emri jo zyrtar suedez për anijen, pasi sovjetikët i konsideruan emrat e shumicës së nëndetëseve të tyre që në atë kohë dhe nuk i zbuluan ato. Ky incident u quajt dhe si Whisky mbi shkëmbinjtë.

1995 – Ish Kryeministri i Italisë Bettino Craxi u dënua në mungesë për akuzën e korrupsionit. Craxi që ishte përfshirë në hetimet e kryera nga gjyqtarët e “Mani Pulite” në Milano, përfundimisht u dënua për korrupsion dhe financim të paligjshëm të PSI. Ai gjithmonë kundërshtonte akuzat e korrupsionit ndërsa pranonte fonde të paligjshme që lejonin aktivitet të kushtueshëm politik. PSI të ishte më pak e fuqishme financiarisht se dy partitë më të mëdha, demokracia kristiane dhe komunistët. Bettino Craxi vdiq në Tunizi në vitin 2000.

1999 – Në Parlamentin e Armenisë, në kryeqytetin, Yerevan, ndodh një sulm terrorist. Nga të shtënat e disa personave të armatosur, të përbërë prej pesë komandosh të, udhëhequr nga Nairi Hunanyan u vranë dy vendimmarrës de facto në udhëheqjen politike të vendit. Kryeministri Vazgen Sargsyan dhe Kryetari i Parlamentit Karen Demirchyan. Të shtënat çuan në ndryshime të rëndësishme në jetën politike të vendit. Mbetet një subjekt i teorive të shumta të komplotit, duke përfshirë Presidentin Kocharyan, mandati i të cilit, u kritikua shpesh si autoritar. Sargsyan dhe Demirchyan u nderuan pas vdekjes me tituj Heronj Kombëtarë të Armenisë.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-27-tetor-2023/