Kalendari Historik 26 Janar 2023

1905 – Diamanti më i madh në botë i gjetur ndonjëherë, Cullinan që peshon 3,106,75 karat (0.621350 kg), u zbulua në minierën Premier pranë Pretorias në Afrikën e Jugut. Në prill të vitit 1905, ai u shit në Londër. Më 1907, qeveria e Kolonisë së  Transval bleu Cullinan dhe më pas ia paraqiti Edward VII, Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili kishte kontaktuar kompaninë Asscher Brothers në Amsterdam.

 

1934 – Nënshkruhet Pakti i Mos-Agresionit Gjermani-Poloni. Ky pakt, ishte një traktat ndërkombëtar midis Gjermanisë naziste dhe Republikës së Dytë Polake që u nënshkrua në 26 janar 1934. Të dy vendet u zotuan të zgjidhin problemet e tyre përmes negociatave bilaterale dhe të heqin dorë nga konflikti i armatosur për një periudhë prej 10 vjetësh. Ai mori fund në vitin 1939.

 

 

1963 – Lind në Setubal, Jose Mourinho. Mourinho, është një trajner portugez profesionist futbolli. Ai është trajneri aktual i klubit të Tottenham Hotspur. Ai konsiderohet gjerësisht si një nga menaxherët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe njëkohësisht Mourinho është një nga trajnerët më të dekoruar të të gjitha kohërave. Chelsea, Inter, Real Madrid, dhe Manchester United, janë disa nga klubet që ai ka drejtuar.

 

1979 – Vdes në New York, në moshën 70 vjeçare, Nelson Rockfeller. Rockfeller, ishte një biznesmen dhe politikan amerikan që shërbeu si nënkryetari i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga 1974 deri në 1977, dhe më parë si guvernatori i 49-të i New York-ut nga 1959 deri në 1973. Si nip i miliarderit John D. Rockefeller, ai ishte një koleksionist i shquar i artit dhe administrator i Rockefeller Center në Manhattan.

 

1980 – Izraeli dhe Egjipti vendosin për herë të parë marrëdhëniet diplomatike. Gjendja e luftës midis të dy vendeve që daton nga Lufta Arabo-Izraelite e vitit 1948 arriti kulmin në Luftën Yom Kippur në 1973 dhe u pasua nga Traktati i Paqes Egjipt-Izrael i vitit 1979 një vit pas Marrëveshjeve të Camp David, i ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Jimmy Carter.

 

1992 – Boris Yeltsin njofton se Rusia do të ndalojë të shënjestrojë qytetet e Shteteve të Bashkuara me armë bërthamore. Targetimi i metropoleve kryesore amerikane nga kapsulat bërthamore sovjetike, do të ishte një nga aspektet më të frikshme të Luftës së Ftohtë. Në rast shpërthimi të Luftës së Tretë Botërore, sipas përllogaritjeve, nga sulmet bërthamore, do të vdisnin miliona vetë në të dyja vendet.

 

1998 – Gjatë skandali Lewinsky, në një televizion amerikan, Presidenti Bill Klinton mohon të ketë pasur “marrëdhënie seksuale” me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinsky. Skandali Klinton-Lewinsky ishte një skandal seksual në Shtetet e Bashkuara që përfshiu Presidentin, Bill Clinton dhe Monica Lewinsky. Marrëdhënia seksuale ndodhi midis 1995 dhe 1997 dhe doli në dritë në 1998.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-26-janar-2023/