Kalendari Historik 21 Korrik 2022

1904Louis Rigolly, një francez, bëhet njeriu i parë që thyen pengesën 100 km/orë  në tokë. Ai drejtoi një makinë, 15-litra Gobron-Brillie në Ostend, të Belgjikës. Ky do të ishte rekordi i parë automobilistik, në botë i këtij lloji. Rigolly gjithashtu mori pjesë në garat e hershme me makina, të Grand Prix.

 

 

1925 – Lindi në Telum të Dukagjinit Martin Camaj, shkrimtar, akademik dhe albanolog shqiptar. Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kap. Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 20 korrik 1955 duke dhënë provim diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane.  Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç. Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Universitetit të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç – kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë. Po atë vit, duke parë shëndetin në rënie të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të ’56s), ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë. Nën mentoratin e Koliqit, më 15 mars 1960, mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistës “Shêjzat”. Në dhjetorin e 1960-s vendoset në Mynih të Gjermanisë me një bursë dhjetëmujore të akorduar prej fondacionit gjerman DAAD  për të cilën hyn dorëzanë me rekomandimin e vet etnologu dhe folkloristi Alois Schmaus, që drejtonte atëkohë Seminarin e Sllavistikës pranë Univ.

 

1960Sirimavo Bandaranaike zgjidhet Kryeministre e Sri Lanka, duke u bërë kreu e parë i qeverisë femër në botë. Ajo shërbeu tre mandate qeverisëse, përkatësisht në vitet, 1960-1965, 1970-1977, dhe 1994–2000. Mandati i Bandaranaike u shënua nga zhvillimi ekonomik në nivelin kombëtar. Ajo luajti një rol të madh jashtë vendit si një negociatore midis kombeve jo të bashkuara.

 

1969 – Gjatë programit Apollo në 02:56 UTC, astronauti Neil Armstrong bëhet personi i parë që ecën në Hënë. Kjo ngjarje u pa live jo vetëm nga stacioni i NASA-s, por në të gjitha radiot dhe televizionet e botës. Shprehja e famshme e Neil Armstrongut për suksesin e këtij misioni ishte, “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin”.

 

1973Në Lillehammer, të Norvegjisë, agjentët e Mossad vrasin një kamerier të cilin ata gabimisht menduan se ishte i përfshirë në Masakrën e Lojërave Olimpike të Mynihut të 1972. Gjashtë vetë nga ekipi i Mossad, u kapën dhe u dënuan për bashkëpunim në vrasjen nga drejtësia norvegjeze, në një goditje të madhe për reputacionin e agjencisë së inteligjencës.

 

1978 – Lind në Minnesota, Josh Hartnett. Hartnett, është një aktor amerikan dhe producent i filmit. Ai së pari erdhi në vëmendje në 1997 për rolin e tij si Michael Fitzgerald në serialin dramatik të krimit televiziv Cracker. Disa nga filmat e tij janë, Pearl Harbor, Black Hawk Down, Black Dahlia, Lucky Number Slevin.

 

 

1983 – Temperatura më e ulët në botë në një vend të banuar është regjistruar në Stacionin Vostok, të Antarktidës në – 90 gradë celscius. Stacioni Vostok njihet ndërkombëtarisht si një ndër vendet me klimën ekstreme më të ftohtë në botë. Ky stacion kërkimor i vendosur në Antarktidë, shfrytëzohet për qëllime të ndryshme nga Rusia.

 

2012 – Vdes në moshën 69 vjeçare, Ali Podrimja. Podrimja, ishte një poet shqiptar. Ai lindi në Gjakovë, në atë kohë pjesë e Shqipërisë së kontrolluar nga Italia. Podrimja, konsiderohej nga shumë njerëz si përfaqësuesi më tipik i vargjeve moderne shqiptare në Kosovë dhe ishte padyshim poeti kosovar me reputacionin më të gjerë ndërkombëtar. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët. Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi. Poezia e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura. Më 18 korrik 2012, Ali Podrimja ishte zhdukur pas një festivali të poezisë në Francë. Pas kërkimeve të pareshtura të autoriteteve franceze, më 21 korrik 2012, u gjet trupi i pa jetë i shkrimtarit. Ai vdiq në rrethana të pasqaruara.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-21-korrik-2022/