Kalendari Historik 21 Janar 2023

1911 – Zhvillohet zyrtarisht, gara e parë automobilistike në  Monte Carlo. Kjo garë, është një event i organizuar çdo vit nga Automobile Club de Monaco e cila gjithashtu organizon Grand Prix të Formula One Monaco dhe Rallye Monte-Carlo Historique. Tubimi tani zhvillohet përgjatë Rivierës Franceze në Principatën e Monakos dhe Francës juglindore.

 

1920 – Filloi punimet Kongresi i Lushnjes në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga rreziku i copëtimit të Shqipërisë. mbajtja e Kongresit të Lushnjes, konsiderohej prej tyre si një lëvizje aventurierësh dhe ajo u përgatit që të sulmonte forcat qeveritare dhe delegatët që do të vendoseshin me seli në Tiranë, e cila ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipërisë. Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të Kongresit të Lushnjes, shumë nga e delegatët Tiranës, Elbasanit, Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjes.

 

1941 – Të motivuar nga vrasja e një oficeri gjerman në Bukuresht, të Rumanisë, një ditë më parë, anëtarët e Gardës së Hekurt u angazhuan në një rebelim dhe pogrom duke vrarë 125 hebrenj. Gjatë rebelimit dhe pogromit Garda e Hekurt përveç 125 hebrenjve, vdiqën dhe 30 ushtarë në konfrontim me rebelët. Pas kësaj, lëvizja e Gardës së Hekurt u ndalua dhe 9,000 anëtarët e saj u burgosën.

 

1950 – Vdes në Londër, në moshën 46 vjeçare. George Orwell. Orwell, ishte një romancier dhe eseist, gazetar dhe kritik anglez. Puna e tij karakterizohet nga proza e kthjellët, vetëdija për padrejtësinë sociale, kundërshtimi ndaj totalitarizmit dhe mbështetja e hapur e socializmit demokratik. Ai, njihet më së shumti për romanin alegorik Animal Farm, dhe 1984.

 

1954 – Nëndetësja e parë me energji bërthamore, USS Nautilus, u inagurua në Groton, Connecticut nga Mamie Eisenhower, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara. USS Nautilus (SSN-571) ishte nëndetësja e parë operuese me energji bërthamore në botë dhe nëndetësja e parë që përfundoi një udhëtim nën-ujë në Polin e Veriut më 3 gusht 1958. Komandanti i saj i parë, ishte “Dennis” Wilkinson.

 

1960 – Një minierë qymyri shembet, në Holly Country, të Afrikës së Jugut, duke vrarë 435 minatorë. Shembja e kësaj miniere, ishte katastrofa më e keqe industriale në Afrikën e Jugut. Afro 900 shtylla u zhdukën, gati 180 metra nën tokë dhe, minatorët u mbytën nga gazi i metanit dhe u shtypën për vdekje nga vërshimet e mëdha të dheut qymyrguror.

 

1968 – Gjatë Luftës në Vietnam, fillon një nga betejat më të reklamuara dhe më të diskutueshme të luftës, ajo e Khe Sanh. Gjatë kësaj beteje 6 mujore, forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ato të Vietnamit të Jugut, patën mbi 5 mijë të vrarë dhe po aq të plagosur. Ndërsa kundërshtarët e tyre të Vitenamit të Veriut, patën gjithsej rreth 10 mijë të vrarë dhe të plagosur.

 

1976 – Shërbimi tregtar i avionit Concorde fillon me rrugët Londër-Bahrein dhe Paris-Rio de Janeiro. Concorde, është një aeroplan udhëtimi supersonik franko-britanike, me forcë turbojet të operuar deri në vitin 2003. Ajo kishte një shpejtësi maksimale mbi dyfishin e shpejtësisë së tingullit të zërit. Dy ishin avionët e vetëm supersonikë në botë, Concord, dhe Tupolev.

 

1989 – Vdes Muharrem Bajraktari ka qenë ushtarak shqiptar dhe pjesëmarrës në Rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore, pas hyrjes së regjimit komunist ishte anëtar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Gjatë Luftës së Parë Botërore u mobilizua përkrah ushtrisë austro-hungareze, iu mundësua një bursë në Akademinë Ushtarake të Vjenës. Përfundoi akademinë më 1918, prej ku doli i graduar nëntoger i këmbësorisë. Më 1926 kryesoi njësitë që shtypën Lëvizjen e Dukagjinit dhe më 1929 u emërua komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë nën drejtimin e Sir Jocelyn Percy. U kthye në Shqipëri pas pushtimit italian dhe mobilizoi në krahinën e Lumës rreth 1,000 burra, me çetat e tij pati shpeshherë përplasje me milicinë e xhandarmërinë fashiste. Pas hyrjes së regjimit komunist pasuesit e tij u konfrontuan me Brigadën V që ishte nisur për vëllavrasje kundrejt nacionalistëve lumjanë, dhe shtatorin e 1946 doli në Manastir e më pas në Greqi. Pas do kohëve në një kamp të Pireut, doli në Itali, ku u bë anëtar i paparti i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”. Më 1957 u shpërngul në Bruksel, ku ndërroi jetë.

 

2004 – Lind në Oslo, Princesha Ingrid Alexandra e Norvegjisë. Ingrid Alexandra, është fëmija i madh, i Princit të Kurorës Hakon dhe Princesha e Kurorës Mette-Marit. Ajo është e dyta në radhë për të pasuar gjyshin e saj Mbretin Harald V. Nga një anëtare e Shtëpisë së Glücksburg, ajo pritet të bëhet monarku i dytë femër në vend, pas Mbretëreshës Margaret të shekullit të 15-të.

 

2006 – Ndërron jetë Ibrahim Rugova ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar; u njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës. Duke patur si pikëmbështetje Shoqatën e Shkrimtarëve, qe ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte lëvizja e parë demokratike mbarëpopullore, e cila u shndërrua në parti, u nis një fushatë paqësore kundër Serbisë. U zgjodh që në fillim kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur ndërroi jetë. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës. Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-21-janar-2023/