Kalendari Historik 20 Shtator 2022

1911 – Franca, lëshon me sukses për lundrim trans-oqeanikun e parë të saj SS France. Ky trans-oqeanik, i etiketuar ndryshe edhe si Versaja e Atlantikut, do ta përshkruante distancën ndërmjet Europës dhe Amerikës, brenda një jave. Shpejtësia e tij ishte 50 km në orë dhe peshonte rreth 25.000 ton. Gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, kjo anije do të shërbente edhe si spital ushtarak për të plagosurit.

 

1942 – Në qytezën e vogël të Letychiv-it, forcat naziste Einsatzgruppen SS do të eliminonin në masë mbi 3000 njerëz të komunitetit hebre. Përgjatë një jave, ato do të ekzekutonin nëpërmjet skuadrave të vdekjes, burra, gra, pleq, dhe fëmijë të pafajshëm. Trupat e të cilëve, pas pushkatimit do të liheshin nëpër rrugë, dhe në vende të hapura me qëllim që të frikësonin popullsinë lokale nga frika e ndonjë rezistence.

 

1946 – Shfaqet për herë të parë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Cannes të Francës. Ky festival, do të cilësohet ndër vite si një nga më prestigjiozët në kontinentin europian. Në këtë eveniment të rëndësishëm artistik jepen një seri çmimesh për filmat më të spikatur ku ndër më kryesorët është çmimi i Palme d Or. Ky çmim jepet për filmin më të mirë të vitit dhe mund të quhet edhe si Oscar-i i Europës.

 

1955 – Nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit, ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Lindore. Kjo marrëveshje e nënshkruar në Berlin, parashtron një klimë bashkëpunimi reciprok ndërmjet dy shteteve, në aspektin politik, ekonomik, dhe atë ushtarak. Gjithashtu ky traktat legjitimoi praninë ushtarake të trupave sovjetike në territorin gjermano-lindor. Të gjitha këto marrëveshje, u bënë si kundër-përgjigje ndaj ndihmave që SHBA-ja i kishte ofruar Gjermanisë Perëndimore.

 

1975 – Lind në Bogota të Kolumbisë, piloti i famshëm i Formula 1 Juan Pablo Montoya. Montoya, gjatë karrierës së tij 20 vjeçare, do të arrinte të debutonte me sukses në skuderinë e BMW Williams dhe McLaren Mercedez-it. Ai do të shpallej kampion në Indianapolis 500, British Grand Prix, Italian Grand Prix, dhe Grand Prix of Monaco. Ai do të shpallej si një ndër 50 pilotët më të famshëm të shekullit XXI.

 

1979 – Në Republikën e Afrikës Qendrore, ndodh një gusht shteti i përkrahur nga Parisi zyrtar. Pikërisht i koduar edhe si Operacioni Caban, forcat ushtarake të shtetit afrikan marrin nën kontroll kryeqytetit Bangui duke dëbuar përfundimisht Perandorin Jean Bedel Bokassa. Në vend të tij u vu Presidenti pro-perëndimor David Dacko. Dacko do të kryente një sërë reformash ekonomike për vendin i cili, sapo kishte dalë nga një diktaturë 13 vjeçare.

 

2000– Vdes në Moskë në moshën 65 vjeçare, astronauti dhe piloti i famshëm rus Gherman Titov. Në 6 Gusht 1961, Titov do të bëhej njeriu i dytë që shkon në hapësirë pas Yuri Gagarin-it. Gjithashtu ai është edhe kozmonauti i parë që fle në hapësirë dhe përshkruan distancën midis Tokës dhe Orbitës (plot 17 herë). Gherman Titov do të dekorohej me medaljet më të larta të shtetit sovjetik.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-20-shtator-2022/