Kalendari Historik 20 Korrik 2022

1926 – Vdes në moshën 48 vjeçare, Felix Dzerzhinsky. Dzerzhinsky, ishte një nga zyrtarët e parë bolshevikë. Dzerzhinsky drejtoi dy organizatat e para shtetërore të sigurimit sovjetik, Çeka dhe OGPU, duke krijuar një polici sekrete për regjimin post-revolucionar Sovjetik. Ai ishte një nga arkitektët e Terrorit të Kuq, në Rusinë e viteve 20-të.

 

 

1944 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitler i mbijeton një atentati të udhëhequr nga koloneli i ushtrisë gjermane Claus von Stauffenberg. Ky atentat u organizua nëpërmjet shpërthimit të një bombe të vendosur në shtabin e Hitlerit. Komploti dështoi, dhe Stauffenberg, së bashku me komplotistët e tjerë, u kapën dhe u ekzekutuan.

 

 

1947 – Lind në Autlan, Carlos Santana. Santana, është një kitarist meksikano-amerikan që u bë i famshëm në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970 me grupin e tij Santana, i cili filloi një shkrirje të rock and roll dhe xhazit të Amerikës Latine. Carlos Santana ka marrë 10 çmime Grammy si dhe tre çmime Latin Grammy.

 

 

1951 – Mbreti Abdullah I i Jordanit është vrarë nga një palestinez ndërsa po merr pjesë në lutjet e së Premtes në Jeruzalem. Abdullahu i I, konsiderohet si një ndër themeluesit të shtetit modern të Jordanisë. Ai u vra në Jeruzalem nga një ekstremis palestinez i cili, kishte frikë se mos mbreti jordanez, do të bënte paqe me Izraelin.

 

 

1969Ekuipazhi i Apollo 11 e bën me sukses uljen e parë të manovruar në Hënë në pjesën e quajtur Deti i Qetësisë. Amerikanët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin bëhen njerëzit e parë që ecin në Hënë gjashtë orë e gjysëm më vonë. Hapi i parë i Armstrong në sipërfaqen hënore u transmetua në TV live për një audiencë në mbarë botën.

 

 

1974 – Forcat ushtarake të Republikës së Turqisë, pushtojnë Qipron pas një grusht shteti, të organizuar nga Junta e Kolonelëve të Greqisë, kundër presidentit Makarios. Edhe sot e kësaj dite ishulli mesdhetar rezulton de facto i ndarë midis Republikës së Qipros Veriore, (turke), dhe Republikës së Qipros Jugore (greke).

 

 

1997– Vdiq Arshi Pipa, ka qenë arsimtar, publicist, poet, gjuhëtar, kritik letrar, përkthyes dhe pedagog shqiptar. Me artikujt e tij i ofroi Perëndimit të dhëna të dorës së parë mbi gjendjen e shkrimtarëve dhe intelektualëve në vitet e para të Shqipërisë staliniste. Studioi Letërsi e Filozofi në Universitetin e Firences, laureoi me tezën “Morali dhe feja tek Bergson”. U kthye në Shqipëri dhe nga viti 1941 dhe deri në fund të vitit 1944 dha lëndën e filozofisë në Licetë Shtetërorë të Tiranës, Shkodrës dhe të Durrësit. Në vitin 1944 drejtoi revistën «Kritika», botuar nga Myzaferi. Pipën e arrestojnë më 27 prill 1947 dhe pas tyre u arrestuan edhe Preng Kaçinari me Pashk Gjeçin. Pipa u akuzua se gjatë kohës së luftës kishte “drejtuar revista me ideologji fashiste për të mashtruar popullin dhe për të maskuar okupacionin fashist” dhe se vijonte punën me studentët e vet duke e akuzuar pushtetin komunist si terrorist, akuza për të cilat u dënua me 20 vjet heqje lirie. Lirohet më 26 prill 1956 dhe një natë të fundverës së 1957 arratiset bashkë me të motrën, Fehimen. Vendoset në Sarajevë gjer më 1959. Emigroi në Shtetet e Bashkuara më 1958. Në fillim punoi si arkëtar në një hotel të Nju Jork-ut. Emërimi i tij i parë ishte në kolegjin Philander Smith, Little Rock, Arkansas, ku ligjëroi për filozofi më 1960. Atdheu e nderoi me titullin e lartë: “Naim Frashëri i klasit të Parë” dhe qyteti i tij i lindjes e shpalli “Qytetar Nderi”. Busti i tij i ndërtuar me Bronx qëndron, që prej vitiit 1999, në mjediset e Muzeut historik të Qytetit.

 

1999 – Partia Komuniste Kineze fillon një fushatë persekutimi kundër Falun Gong, duke arrestuar mijëra besimtarë, në mbarë vendin. Sekti i ri fetar, Falun Gong u themelua nga udhëheqësi i saj Li Hongzhi në Kinë në fillim të viteve 1990. Që nga fillimi i viteve 90, kjo lëvizje fetare, ka arritur në mbi 100 milionë adhurues dhe praktikues.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-20-korrik-2022/