Kalendari Historik 2 Dhjetor 2022

1908 – Puyi bëhet Perandor i Kinës në moshën dy vjeçare. Puyi, do të mbahet mënd gjithashtu, edhe si Perandori i fundit zyrtar i Kinës, pasi në vitin 1911 ky shtet u shpall Republikë nga Sun Yat Sen. Gjatë pushtimit japonez të Mançurisë, Puyi, u vendos në rolin e udhëheqësit kukull të kontrolluar nga Tokyo. Për këtë arsye, pas çlirimit të Kinës nga forcat komuniste, ky i fundit, u arrestua, dhe u mbajt i burgosur, deri në vitin 1967, vit në të cilin, do të vdiste.

 

1930 – Gjatë Depresionit të Madh, Presidenti i SHBA, Herbert Hoover propozon një program prej 150 milion dollarësh, për punë publike për të ndihmuar në krijimin e vendeve të punës dhe stimulimin e ekonomisë. Këto veprime u krijuan kolektivisht për të parandaluar një cikël deflacioni dhe për të siguruar një stimul fiskal. Në të njëjtën kohë, Hoover kundërshtoi propozimet e kongresit për të siguruar ndihmë federale për të papunët, pasi ai besonte se programe të tilla ishin përgjegjësi e qeverisë shtetërore dhe lokale dhe organizatave filantropike.

 

1944 – Lind në Cërrcë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Rugova, ishte Presidenti i parë i Republikës , i cili shërbeu nga 1992 në 2000 dhe nga 2002 deri në vdekjen e tij në 2006. Gjithashtu ai ishte një udhëheqës, studiues dhe shkrimtar i shquar politik shqiptar i Kosovës. Ai predikoi rezistencën paqësore, duke mbrojtur një rezistencë paqësore ndaj sundimit jugosllav dhe duke lobuar për SHBA-të dhe mbështetje evropiane, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Babai i Kombit”.

 

1954 – Nënshkruhet, Traktati Kino-Amerikan i Mbrojtjes së Ndërsjellë, midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit, në Washington. Ky, ishte një pakt mbrojtës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kinës (Taiwan-it), në fuqi në vitet, 1955-1979. Ky traktat, në thelb e pengoi Republikën Popullore të Kinës të merrte në dorë ishullin të Taiwan-it. Disa nga përmbajtjet e saj u transferuan në Aktin e Marrëdhënieve me Taiwan-in, të vitit 1979.

 

1957 – Organizata e Kombeve të Bashkuara, zhvilloi rezolutën nr 126. Kjo rezolutë, u miratua në 2 dhjetor 1957. Ajo, ishte e fundit nga tre rezolutat e miratuara gjatë vitit 1957 për të trajtuar mosmarrëveshjen midis qeverive të Indisë dhe Pakistanit mbi territoret e Jammu dhe Kashmir. Lufta në këto dy province të diskutueshme ndërmjet Indisë, dhe Pakistanit, ndër vite ka shkaktuar me mijëra jetë njerëzish të humbura, dhe ka provokuar një eksod popullsie të përmasave të mëdha.

 

1971 – Provincat e Abu Dhabi, Ajman, Fujairah, Sharjah, Dubai dhe Umm al-Quwain formojnë shtetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Më 2 Dhjetor 1971, në Hotelin e Mikpritjes në Dubai, i njohur tani si Union House, gjashtë prej emirateve ranë dakord për të hyrë në një bashkim të quajtur Emiratet e Bashkuara Arabe. Rajoni i, Ras al-Khaimah u bashkua më vonë, më 10 janar 1972. EBA-ja, sot është një nga shtetet me mirëqenien më të lartë jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe më gjerë.

 

1982 – Në Universitetin e Jutës, Barney Clark bëhet personi i parë që i vendoset, një zemër të përhershme artificiale. Zemra artificiale është një pajisje që zëvendëson atë natyrale. Ato, përdoren për të kapërcyer kohën gjatë trans-plantit, ose për të zëvendësuar përgjithmonë zemrën në rast se transplantimi i zemrës është i pamundur. Megjithëse shpikje të tjera të ngjashme i paraprinë asaj, nga fundi i viteve 1940, zemra e parë artificiale që u implantua me sukses në një njeri ishte Jarvik-7 në 1982, i projektuar nga një ekip përfshirë Willem Johan Kolff dhe Robert Jarvik.

 

1993 – Vdes në Medellin i qëlluar për vdekje nga agjentët e policisë, Pablo Escobar. Escobar, ishte një nga narko-trafikantët më të mëdhenj të Kolumbisë, terrorist, dhe politikan që themeloi dhe ishte udhëheqësi i vetëm i Kartelit të Medellin-it. I emërtuar si “Mbreti i Kokainës”, Escobar-i është krimineli më i pasur në histori, pasi ka akumuluar, një vlerë neto të vlerësuar prej 30 miliardë dollarësh amerikanë deri në kohën e vdekjes së tij. Ndërsa karteli i tij i drogës monopolizoi tregtinë e kokainës në Shtetet e Bashkuara në vitet 1980 dhe 1990.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-2-dhjetor-2022/