Kalendari Historik 19 Shtator 2022

1893 – Në Zelandën e Re, qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Richard Seddon, nëpërmjet Aktit Elektoral të firmosur nga Guvernatori i Përgjithshëm David Boyle, vendosën të drejtën e grave për të votuar. Kështu Zelanda e Re u bë de jure dhe de facto, shteti i parë në botë që lejon gratë dhe vajzat që të ushtrojnë të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare. Ky ishte përfundimi me sukses i një procesi të gjatë dhe të vështirë në këtë vend.

 

1922 – Lind në Koprivnice të Moravisë atleti i njohur çek Emil Zatopek. Zatopek do të shpallej si një ndër maratonistët më të famshëm në botë pasi u shpall kampion në distancat e gjata 5000 dhe 10.000 m në Londër 1948 dhe Helsinki 1952. Gjithashtu ai do të fitonte edhe garën e madhe të maratonës po në Helsinki 1952. Sërish ai do të shpallej kampion në botëroret e atletikës Bruksel 1950 dhe Bern 1954. Gjithsej gjatë karrierës së tij ai do të fitonte 7 medalje ari 1 argjendi dhe 1 bronzi.

 

Safet_Butka1943 – Ndërron jetë Safet Butka, ishte profesor, publicist dhe nacionalist shqiptar si veprimtar i Ballit Kombëtar. Gjatë qëndrimit të tij në Austri, ai ishte organizatori i shoqatës studentore “Shoqëninë e studentëve shqiptarë Albania”. Botoi një koleksion të poezisë së zgjedhur të Naim Frashërit (“Naim Frashëri, vjershëtori dhe edukatori kombëtar”)dhe në vitin 1925 një studim mbi veprën e Naim Frashërit (“Naim Frashëri një shembull, një udhëheqës dhe një ideal për djalërinë shqiptare”). Ai u kthye në Shqipëri në vitin 1928 dhe u emërua profesor në Liceun Francez të Korçës. Në vitin 1929 ai u martua me Hatixhe Lubonjën, me të cilin ai kishte 4 fëmijë, Kulmin si edukator në shërbim të brezit të ri, ai e arriti gjatë kohës që punonte si drejtor i Gjimnazit të Tiranës, ku iu priu intelektualëve dhe studentëve në demonstratave të para antifashiste në prag të pushtimit të vendit, më 4 prill 1939 duke kërkuar armë dhe si mësues i shqipes në Gjimnazin e Shkodrës më 28 nëntor 1939 dhe 30 janar 1940. Për këto aktivitete ai u arrestua, i akuzuar si antifashist u arrestua më 2 shkurt dhe u internua në ishullin e Ventotenes në Itali, nga autoritetet fashiste. Vrau veten më 19 shtator 1943 në teqenë e fshatit Melçan, duke i qëndruar besnik fjalës së tij

 

1946 – Themelohet Këshilli i Europës. Ky institucion i rëndësishëm europian e ka zanafillën, në fjalimin e famshëm të Kryeministrit britanik ËWnston Churchill në Universitetin e Zurich-ut në Zvicër. Këshilli i Europës, do të vendosej përfundimisht me seli në Strasbourg të Francës, si dhe deri më sot në anëtarësinë e saj operojnë plot 47 vende të Europës, midis të cilave edhe Shqipëria. Ky institucion për nga rëndësia kryeson pas Bashkimit Europian.

 

1948 – Vritet në Jeruzalem të Izraelit, i dërguari për paqen në Lindjen e Mesme, Konti suedez Folke Bernardotte. Vrasja e Bernardotte u mor përsipër nga organizata ekstremiste terroriste hebreje Lehi. Folke Bernardotte, do të ishte një nga emrat e mëdhenj në mbarë botën për zhvillimin e negociatave për paqen në këtë rajon të trazuar të globit. Pas vdekjes së Folke Bernardotte, pasuesi i tij Ralph Bunche, përfundoi me sukses punën e bërë nga ai duke ndërmjetësuar Marrëveshjen e Armë-pushimit të 1949 midis Izraelit dhe Egjiptit.

 

1970 – Vetë-digjet në mënyrë demonstrative në sheshin Matteoti të Genova-s student 22 vjeçar grek Kostas Georgadis. Georgadis e ndërmori këtë akt, si pasojë e shtypjes që i bëhej popullit të tij nga Junta e Kolonelëve në Greqi. Ai do të ishte pjesë e forumeve të majta studentore në Itali, dhe vdekja e tij do të sensibilizonte mbarë opinionin publik europian për diktaturën e egër që po kalonte kombi grek , nga sundimi i ushtarakëve, në vitet 60-70.

 

1985 – Vdes në moshën 61 vjeçare në Siena, novelisti i famshëm Italian Italo Calvino. Calvino do të punonte si shkrimtar dhe novelist i rrymës realiste. Disa nga veprat e tij më të shquara janë, trilogjia Our Ancestors, koleksioni i historive të shkurtra Cosmicomics, dhe novelat Invisible Cities, dhe If on a Winter Night a Traveler. Pas vdekjes së tij, novelat që ai shkroi, arritën shitje record në Itali, SHBA, Britani, dhe Australi.

 

1991 – Zbulohet në zonën midis alpeve të Italisë dhe Austrisë, Otzi i quajtur ndryshe nga arkeologët edhe si mumia e borës. Otzi do të ishte një ndër mumjet e rralla natyrale të zbuluara në botë, nga efekti i ngrirjes gjatë Epokës së Bakrit në shek 31 para lindjes së Krishtit. Trupi i balsamosur nga ngrirja e Otzi-t gjendet në Muzeun e Tirolit të Jugut në Bolzano të Italisë.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-19-shtator-2022/