Kalendari Historik 19 Qershor 2022

1867Maximilian I i Perandorisë së Dytë Meksikane ekzekutohet nga një skuadër pushkatimi në Queretaro. Ai ishte, monarku i vetëm i Perandorisë së Dytë Meksikane dhe vëllai më i vogël i perandorit austriak Franz Joseph I. Perandoria u rrëzua pa ndihmën franceze, dhe ai u kap dhe u ekzekutua nga qeveria meksikane, e cila më pas rivendosi Republikën.

 

1953Gjatë Luftës së Ftohtë, Julius dhe Ethel Rosenberg janë ekzekutuar në burgun e Sing Sing, në New York. Çifti Rozenberg, u arrestua, pasi u dyshuan për shitjen e sekreteve të armës bërthamore, Bashkimit Sovjetik. Por me gjithë këtë akuzë të rëndë, ky fakt nuk u provua asnjëherë nga gjykata amerikane. Ekzekutimi i tyre, shkaktoi protesta masive.

 

1965Nguyen Cao Ky bëhet Kryeministër i Vietnamit të Jugut në krye të një junte ushtarake, ndërsa Gjenerali Nguyen Van Thieu zgjidhet si shefi i figurave të shtetit. Por më pas Kryeministri Ky, tërhiqet nga posti i tij dhe caktohet si Zv President në një administratë civile të kryesuar po nga Van Thieu. Këto qeveri do të kishin përkrahjen e SHBA-së.

 

1975Vdes në moshën 67 vjeçare, Sam Giancana. Giancana, ishte një mafioz, dhe shefi i sindikatës kriminale të Chicagos në vitet 1957-1966. Emri i tij do të bëhej sinonimi i të gjitha aktiviteteve kriminale të paligjshme në SHBA-në, e viteve 50-60. Po ajo që do ta përfliste më shumë Giancanën, ishte fakti i përfshirjes së tij në vrasjen e Kennedy-t.

 

 

1978Lind në Wurzburg, Dirk Nowitzki. Nowitzki, është një basketbollist profesionist gjerman. Si student i klubit të basketbollit DJK Wurzburg, Nowitzki u zgjodh në draftin NBA të vitit 1998 nga Milwaukee Bucks dhe menjëherë u tregtua në Dallas Mavericks, ku ai luajti të gjithë karrierën e tij 22 vjeçare të Shoqatës së Basketbollit Kombëtar (NBA).

 

1988Ndërron jetë Marie Logoreci, aktore shqiptare e teatrit dhe filmit. Pioniere e kinematografisë shqiptare. Me interpretimin e saj në skenë e ekran, ajo ngriti në art karaktere të ndryshme të nënave shqiptare, duke u kthyer vetë në simbol të Nënës shqiptare. Maria mbeti një aktore e madhe e skenës. Ajo krijoi artin e saj. Duke qenë vrojtuese e mprehtë e jetës së popullit arriti të mbledhë polenin jetësor e ta hedhë në veprën e saj artistike duke i dhënë spektatorit shpirtin e njeriut, dhembjen, protestën, revoltën, urrejtjen, cinizmin, hipokrizinë, dinakërinë, etj… atë që është esenca e rolit, atë magji që shkakton një art të vërtetë. Gjuha e saj artistike është ekspresive dhe me kolor, mjetet skenike që ka aplikuar Maria, janë realizuar prej saj me mjeshtëri duke vënë vulën e vet të interpretimit, atë që ishte personale të Maria. Marie Logoreci përveç urdhrave dhe medaljeve te ndryshme mban edhe titullin e larte Artiste e Popullit dhe Nderi i Kombit.

 

1990Ligji aktual ndërkombëtar që mbron popujt indigjenë, Konventa e Popujve Indigjenë dhe Fisnorë, 1989, është ratifikuar për herë të parë nga Norvegjia. Konventa e Popujve Indigjenë dhe Fisnorë, e vitit 1989 është një Konventë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, e njohur gjithashtu si Konventa e ILO-s 169, ose C169.

 

 

2012Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange kërkoi azil në ambasadën ekuadoriane të Londrës nga frika e ekstradimit në SHBA pas publikimit të dokumenteve të klasifikuara më pare. Assage, do të publikonte me mijëra kabllograme sekrete të pa-deklasifikuara të cilat kishin të bënin kryesisht me ndikimin e politikës amerikane në Lindjen e Mesme.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-19-qershor-2022/