Kalendari Historik 17 Korrik 2022

1912 – Vdes në moshën 58 vjeçare, Henri Poincare. Poincare, ishte një matematikan francez, fizikan teorik, inxhinier dhe filozof i shkencës. Ai shpesh përshkruhet si polimat, dhe në matematikë si “Universalisti i Fundit”, pasi ai shkëlqeu në të gjitha fushat e disiplinës ashtu siç ekzistonte gjatë jetës së tij.

 

 

1918Cari Nikolla II i Rusisë, familja e tij, dhe mbështetësit e tij të ngushtë, ekzekutohen nga çekistët bolshevikë në Shtëpinë Ipatiev në Yekaterinburg, të Rusisë. Më pas trupat e tyre do të hidheshin në një pus aty pranë. Ato do të zbuloheshin dhe identifikohehsin, vetëm pas 80 vjetësh, dhe do të rivarroseshin me nderime nga Moska zyrtare.

 

1945 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore tre udhëheqësit kryesorë të kombeve Aleate, Winston Churchill, Harry S. Truman dhe Joseph Stalin, takohen në Potsdam për të vendosur të ardhmen e një Gjermanie të mposhtur. Qëllimet e konferencës përfshinin, vendosjen e rendit të pasluftës, çështjet e traktatit të paqes dhe kundërveprimin me efektet e luftës.

 

1954 – Lind në Hamburg, Angela Merkel. Merkel, është një politikane gjermane që shërben si Kancelare e Gjermanisë që nga 2005. Ajo shërbeu si Drejtuese e CDU nga viti 2000 deri në 2018. Merkel është përshkruar si udhëheqësja de-fakto e Bashkimit Evropian, gruaja më e fuqishme në botë dhe nga disa komentues si “udhëheqësi i botës së lirë”.

 

1976Hapja e Lojërave Olimpike Verore në Montreal  u bojkotua, nga 25 ekipe afrikane për shkak të pjesëmarrjes së Zelandës së Re. Në kundërshtim me vendimet e organizatave të tjera sportive ndërkombëtare, IOC kishte refuzuar të përjashtonte Zelandën e Re për shkak të pjesëmarrjes së tyre në evente sportive në Afrikën e Jugut.

 

 

1985Ndodh themelimi i rrjetit EUREKA nga ish-kreu i shteteve François Mitterrand (i Francës) dhe Helmut Kohl (i Gjermanisë). Ajo, është një organizatë ndërqeveritare për kërkimin dhe zhvillimin e fondeve dhe koordinimit. Eureka është gjithashtu, edhe një platformë e hapur për bashkëpunim ndërkombëtar në inovacion.

 

 

1998 – Një konferencë diplomatike miraton Statutin e Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke krijuar një gjykatë të përhershme ndërkombëtare për të ndjekur penalisht individë për genocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krim të agresionit. Ai u miratua në një konferencë diplomatike në Romë, më 17 korrik 1998.

 

 

 

2014Fluturimi 17 i Malaysia Airlines, një Boeing 777, u përplas afër kufirit të Ukrainës dhe Rusisë pasi u qëllua me rraketë. Të 298 personat në bord u vranë. Ai avion civil, u qëllua nga forcat rebele paraushtarake filo-ruse, të cilat në atë periudhë po zhvillonin luftime me trupat ushtarake ukrainase në zonën e Donbasit.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-17-korrik-2022/