Kalendari Historik 14 Korrik 2022

1900Ushtritë e Aleancës Tetëkombëshe kapin Tientsinin gjatë Rebelimit të Bokserit. Rebelimi i Boksierëve, ishte një kryengritje ant-imperialiste, anti-e huaj dhe anti-kristiane që ndodhi në Kinë midis viteve 1899, dhe 1901, drejt fundit të dinastisë Qing. Ajo u shtyp nga forcat shumëkombëshe të vendeve perëndimore.

 

 

1933 – Në Gjermaninë naziste zhvillohet proçesi i Gleichschaltung. Ky ishte, proçesi i nazifikimit me anë të të cilit, Adolf Hitler dhe Partia Naziste vendosën me sukses një sistem kontrolli dhe koordinimi totalitar mbi të gjitha aspektet politike, ekonomike, dhe sociale, të shoqërisë gjermane. De facto kjo legjitimoi diktaturën naziste.

 

 

1942 – Lind në Madrid, Javier Solana. Solana, është një politikan spanjoll. Pasi shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme dhe si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ai u emërua Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përgjithshme, Sekretar i Përgjithshëm i Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Sekretari i Përgjithshëm i BE.

 

1958 – Gjatë revolucionit  irakian, monarkia rrëzohet nga forcat popullore të udhëhequra nga Abd al-Karim Qasim. Grushti i shtetit i dha fund Federatës Arabe Hashemite midis Irakut dhe Jordanit që ishte krijuar vetëm 6 muaj më parë. Abd al-Karim Qasim mori pushtetin si Kryeministër deri në vitin 1963, kur u rrëzua dhe u vra në Revolucionin e Ramadanit.

 

1969 – Nodh Lufta e Futbollit, pasi Hondurasi humbet një ndeshje futbolli kundër El Salvadorit. Për këtë arsye, në Honduras shpërthejnë trazirat, kundër punëtorëve emigrantë salvadoras. Organizata e Shteteve Amerikane negocioi një armëpushim natën e 18 korrikut, e cila hyri në fuqi të plotë në 20 korrik. Trupat e Salvadorit u tërhoqën në fillim të gushtit.

 

1974 – Vdes në moshën 83 vjeçare, Carl Spaatz. Spaatz, me nofkën “Tooey”, ishte një gjeneral amerikan i Luftës së Dytë Botërore. Si komandant i Forcave Ajrore Strategjike në Evropë në vitin 1944, ai pati sukses me bombardimin e objekteve të prodhimit të naftës gjermane. Ai u bë Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të sapoformuara në 1947.

 

2015 – Sonda New Horizons e NASA-s kryen fluturimin e parë të Plutonit, dhe kështu përfundon studimin fillestar të Sistemit Diellor. Inxhinierizuar nga Universiteti Johns Hopkins, dhe Instituti i Kërkimeve Jugperëndimore, me një ekip të udhëhequr nga S. Alan Stern, anija u krijua në 2006 me misionin për të kryer një studim të sistemin e Plutonit.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-14-korrik-2022/