Kalendari Historik 11 Shtator 2022

1922Traktati i Kars ratifikohet në Jerevan, të Armenisë. Traktati i Kars, ishte një traktat paqeje që përcaktonte kufijtë midis Turqisë dhe tre republikave Transkukaziane të Bashkimit Sovjetik, të cilat tani janë republika të pavarura të Armenisë, Gjeorgjisë, dhe Azerbajxhanit. Ky traktat ishte shtojcë i atij të Moskës në 1921.

 

 

1945 – Lind në Mynih, Franz Beckenbauer. Beckenbauer, është një ish-futbollist profesionist gjerman. Në karrierën e tij të lojës ai u mbiquajt Der Kaiser (“Perandori”) për shkak të stilit të tij elegant, dhe, udhëheqjes në fushë. Ai do të shpallej kampion Europe dhe bote me Gjermaninë si lojtar në 1972, dhe 1974, dhe si trajner, në 1990.

 

 

1971 – Vdes në moshën 77 vjeçare, Nikita Hrushov. Hrushov, ishte një politikan sovjetik që drejtoi Bashkimin Sovjetik gjatë një pjese të Luftës së Ftohtë si sekretari i parë i Partisë Komuniste të BRSS nga 1953 në 1964 dhe si Kryeministër nga 1958 deri në 1964. Hrushovi ishte përgjegjës për de-stalinizimin dhe për programin hapësinor sovjetik.

 

 

1973Një grusht shteti në Kili i drejtuar nga gjenerali Augusto Pinochet rrëzon presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike Salvador Allende. Pinochet ushtron pushtetin diktatorial derisa të rrëzohet në një referendum në 1988, duke qëndruar në pushtet deri në 1990. Ai, konsiderohet si një diktatorët më të egër të Amerikës Latine.

 

 

1997Studiuesi Global i NASA-s arrin në Mars. Mars Global Surveyor (MGS) ishte një anije robotike amerikane e zhvilluar nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s dhe nisi në Nëntor 1996. Ky, ishte një mision i hartës globale që ekzaminoi të gjithë planetin, nga jonosfera poshtë nëpër atmosferë dhe në sipërfaqen e tij.

 

 

2001Ndodhin, sulmet e 11 shtatorit, një seri sulmesh të koordinuara terroriste duke vrarë 3000 njerëz duke përdorur katër avionë të rrëmbyer nga 20 anëtarë të al-Qaedës. Dy avionë rrëzohen në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, një i tretë përplaset në Pentagon, dhe një i katërt në një fushë afër Shanksville.

 

 

2012Ambasada amerikane në Bengazi, të Libisë sulmohet, duke rezultuar në katër të vdekur. Nuk ka asnjë provë përfundimtare që al-Kaeda ose ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare terroriste ka marrë pjesë në këtë sulm. Dyshimet më pas do të binin, mbi një grup ekstremist islamik i cili, në të cilin bënin pjesë përhrakës të Gaddafit.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-11-shtator-2022/