Kalendari Historik 05 Maj 2023

1942 – Vritet Qemal Stafa, ishte bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i të rinjve. Gjithashtu shkrues poezish dhe sprovash letrare me pseudonimin Brutus, të cilat u përmblodhën në vëllimin “Qortimet e vjeshtës”. Mbas vdekjes së të atit, familja Stafa shpërngulet drejt Tiranës korrikun e 1936. Në fillim të vitit shkollor ’36-’37 regjistrohet në Gjimnazin Shtetnor të Tiranës. Me organizimin e Zef Malës, Qemali së bashku me Vasil Shanton, Gj. Lukën, T. Jakovën themelojnë Grupin Komunist të Shkodrës. Vitin 1938 nisi gjuetia e arrestimeve prej regjimit të Mbretit Zog, prej së cilës Qemali u arrestua natën e 24 janarit të 1939. Gjyqi i tij u zhvillua javët e para të shkurtit në bodrumin e Bashkisë së Tiranës i mbrojtur nga av. Suat Asllani, gjyq në të cilin i pranon të gjitha akuzat dhe dënohet me tre vite. Me rastin e vdekjes së të vëllait i jepet leje që të shkojë për të pritur. Ndërkohë që ishte ndryrë në njërën prej qelive të Burgut të Vjetër, i bëhet e mundur të dalë gjatë trazirave të 7 prillit. Dita e vrasjes së tij është përdorur si simbolikë për të përkujtuar Ditën e Dëshmorëve.

1945 – Gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore, fillon, Kryengritja e Pragës. Kjo kryengritje e armatosur, nis si një përpjekje e rezistencës çeke për të çliruar qytetin nga okupimi gjerman. Luftimet ndërmjet rezistencës çeke, të mbështetur nga Ushtria e Kuqe sovjetike, nga njëra anë, dhe trupave naziste gjermane, nga ana tjetër, do të zgjasnin afro një javë. Në fund gjermanët do të tërhiqeshin nga qyteti.

 

1955 – Traktati i Përgjithshëm, me të cilin Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara njohin sovranitetin e Gjermanisë Perëndimore, hyn në fuqi. Ky traktat, njohu zyrtarisht, statusin e Gjermanisë si një territor të okupuar dhe njohu të drejtat e saj të një shteti Sovran. Por këto njohje, ishin me kufizime të caktuara që mbetën në fuqi deri në ribashkimin e kombit gjerman në vitin 1990.

 

1964 – Këshilli i Evropës shpall 5 majin si Ditën e Evropës. Dita e Evropës festohet në 5 maj nga Këshilli i Evropës dhe më 9 maj nga Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian më vonë filloi të festojë Ditën e vet Evropiane në përkujtim të Deklaratës së Schuman të 1950, duke bërë që ajo të referohet nga disa si “Dita e Schuman” ose “Dita e Evropës së bashkuar”. Të dy ditët festohen duke shfaqur Flamurin e Evropës.

 

1980 – Gjatë zhvillimit të Operacionit Nimrod, Forcat Speciale Ajrore Britanike sulmojnë ambasadën iraniane në Londër pas një rrethimi gjashtë-ditor. Rrethimi i ambasadës iraniane u zhvillua nga 30 prilli deri më 5 maj 1980, pasi një grup prej gjashtë personash të armatosur sulmuan ambasadën iraniane në South Kensington, të Londrës. Si pasojë e këtij sulmi, 1 peng u vra dhe një efektiv i SAS u plagos. Pengmarrësit u eliminuan të gjithë.

 

1988 – Lind në Londër, Adele. Adele, është një këngëtare, dhe kantautore angleze. Ajo, konsiderohet si një nga këngëtaret më të famshme të muzikës britanike në Europë, dhe në Botë. Në vitin 2012, ajo u rendit në numrin pesë në 100 gratë më të mëdha në muzikë të VH1. Revista Time e quajti atë një nga njerëzit më me ndikim në botë në 2012 dhe 2016. Përgjatë gjithë karrierës së saj artistike, Adele, ka shitur rreth 120 milionë disqe.

 

1994 – Nënshkrimi i Protokollit të Bishkekut midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në mënyrë efektive pushon, konfliktin e Nagorni-Karabakut. Protokolli i Bishkek-ut është një marrëveshje e përkohshme e armëpushimit, e nënshkruar nga përfaqësuesit e Armenisë Babken Ararktsian), Azerbajxhanit (Afiyaddin Jalilov) dhe përfaqësuesi i Rusisë në Grupin Minsk të OSBE-së Vladimir Kazimirov. Ky protokoll është në fuqi edhe sot.

 

2002 – Vdes në moshën 75 vjeçare, Hugo Banzer. Banzer, ishte një politikan bolivian, gjeneral ushtarak dhe President i Bolivisë. Ai mbajti presidencën e Bolivisë dy here, nga 1971 deri në 1978, si diktator, dhe pastaj përsëri nga 1997 deri në 2001, si President kushtetues. Banzer vdiq nga kanceri i mushkërive në një klinikë mjekësore në Santa Cruz de la Sierra. Eshtrat e tij u varrosën në Varrezat e Santa Cruz në Santa Cruz.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-05-maj-2023/