1937 – Lindi në Grazhdanik, afër Prizrenit, Anton Pashku, i cili ka qenë shkrimtar shqiptar. Pashku është klasik i letërsisë shqipe dhe një ndër stilistët më të mirë të kësaj letërsie. Që nga viti 1958 punoi në gazetën “Rilindja”, në fillim gazetar e më vonë redaktor i rubrikës së kulturës. Në tetor vitit 1971, pak muaj mbas botimit të Oh-ut, te faqet e kulturës gazeta ”Rilindja” e Prishtinës, u botua teksti polemik ”Vox clamanti in deserto”, nënshkruar nga shkrimtarë të rinj, disa të njohur, ndër të cilët ishte dhe Anton Pashku. Ky u pa si manifest kundër realizmit socialist, i doktrinës zyrtare në Shqipëri, më herët edhe në Jugosllavi, e cila ndikonte edhe në letërsinë shqipe të Kosovës. Teksti i është atribuuar parësisht Anton Pashkut, ndonëse ai ishte nënshkruesi i fundit, i teti. Kjo bëri që policia letrare në Shqipëri ta damkoste. Skandali mori gati përmasa politike. Më 1973 u inkuadrua në Redaksinë e Botimeve të NBG “Rilindja”, redaktor i prozës dhe dramës. Pashku ka qenë edhe redaktor i revistës letrare Jeta e Re dhe revistës Fjala. Ka shkruar kryesisht tregime, romane, drama. Tregimin e parë e ka botuar më 1955, në revistën letrare Jeta e Re. Vdiq në Prishtinë, më 31 tetor 1995.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/149659/