1906– lindi në Gjakovë Rexhep Krasniqi, qenë mësues, nëpunës, ministër i shtetit shqiptar, veprimtar e mbrojtës i të drejtave shqiptare n’arenën ndërkombëtare. Nga fundi i 1944 largohet bashkë me Xh. Devën, Tahir Zajmin, Rexhep e Xhelal Mitrovicën lëvizën drejt Kroacisë e më pas në Vienë të Austrisë ku bien në kontakt me aleatët të cilët i strehojnë në një hotel. Thirret në Europë nga ambasada amerikane më 1948 për të bashkëpunuar me aleatët për gjendjen matanë ‘perdes së hekurt’. Më 1951 niset drejt Australisë, së bashku me Xhelal Mitrovicën do të botonin gazetën “Vatra shqiptare”. Punon në industrinë e makinave, pranë firmës “General Motors”. Në fillim të vitit 1956 një zyrtar i ministrisë së jashtme amerikane shkoi në Australi dhe u takua me R. Krasniqin, me rekomandim të Devës. Në prill të atij viti z. Krasniqi merr një telegram nga kjo ministri me anë të cilit ftohet në Washington për bisedime rreth riorganizimit të Komitetit. Pas pak ditësh z. Krasniqi shkoi në Washington dhe filloi bisedimet me kushte. Më 1994 dekorohet nga Presidenti Sali Berisha me titullin “Naim Frashëri” të klasit të parë. Vdiq më 13 shkurt 1999, duke lënë amanet që biblioteka e tij e pasur t’i dhurohej “Vatrës”. Për varrimin e tij u kujdes miku i tij, publicisti, shkrimtari e studiuesi, z. Idriz Lamaj.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-24-prill-2024/