Kalendari 22 Prill 2026

1842 – U lind në lagjen Kala në Berat Babë Dudë Karbunara ka qenë mësues dhe politikan shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Me mbarimin e studimeve u rikthye në Berat në 1863. Ndonëse i arsimuar për kohën, turqit nuk e pranuan në administratë, ndaj të ardhurat për familjen i siguronte përmes tregtisë, që zhvillonte me vëllezërit dhe kushërinj të vendosur në Vlorë e emigrim. U martua dhe u bë baba i tre vajzave. Shqiptarizmi i theksuar i tij ra në sy të turqve, të cilët më 1895 i dogjën shtëpinë në Berat. Periudha pas Pavarësisë që kaloi ishte shumë e vështirë për Babë Dudën. Mësuesi atdhetar, përfaqësues i Beratit në Kuvendin e Vlorës në moshë të thyer u torturua mizorisht nga mercenarët e Esat Toptanit. Përveç se i shkatërruan pasurinë në vitin 1915, rebelët e Haxhi Qamilit kur hynë në Berat e kapën, e hoqën zvarrë në qytet duke e rrahur me shkop. Nga kjo dhunë, Babë Duda ishte në gjendje të rëndë shëndetësore deri në fund të jetës. U nda nga jeta më 17 dhjetor 1917, në moshën 75-vjeçare.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-22-prill-2024/