ISP: Pozitive anulimi i votimeve të seancës 7.3.2024. Apel për reformimin e legjislacionin rregullator në aktivitetet parlamentare

Instituti i Studimeve Politike (ISP) mirëpret vendimin e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për të miratuar deklarimin e pavlefshmërisë/anulimin e votimeve të kryera në seancën plenare të datës 07.03.2024, si dhe përsëritjen e votimit të akteve të rendit të ditës së kësaj date në seancën plenare vijuese.

Vendimi, ndonëse i vonuar, krijon një precedent pozitiv në trajtimin e një prej problemeve shqetësuese të kontestuara nga stafi monitories i ISP gjatë aktivitetit parlamentar të legjislaturës aktuale, – disa vendimmarrje në seanca dhe komisionet parlamentare në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe në legjislacionin rregullatore në fuqi. Shqyrtimi dhe miratimi i ligjeve përbëjnë procese me rëndësi, të cilat kërkon solemnitet, integritet dhe respektim të plotë të standardeve ligjore dhe kushtetuese. Vendimi i SPVE përbën edhe një rast studimor, në raport me pasojat ligjore dhe administrative që passjell, si dhe duhet të shoqërohej edhe me marrjen e përgjegjësisë nga drejtuesit e seancës, të cilët krijuan situatë joligjore.

Me këtë rast Instituti i Studimeve Politike (ISP) apelon Kuvendin të rishohë edhe raste të tjera të raportimeve kritike për shkelje të procesurave ligjore parlamentare në seanca dhe në komisione, në sekretariate dhe në strukturat drejtuese të Kuvendit, si dhe të inicohet një proces i besueshëm, transparent, profesional dhe i bazuar në ekspertizë, për rishikimin, plotësimin dhe reformimin e legjislacionit rregullator mbi Kuvendin dhe aktivitetin parlamentar.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/isp-pozitive-anullimi-i-seances-7-mars-por-kuvendi-ka-nevoje-te-reformoje-legjislacionin-rregullator-ne-aktivitetet-parlamentare/