ISP – Për një reformë zgjedhore efektive, funksionale dhe afatgjatë

Kuvendi i Shqipërisë, përmes Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, po zhvillon konsultime me aktorët politikë dhe civilë lidhur me rekomandimet dhe ndërhyrjet e mundshme përmirësuese.

Fokusi kryesor është ndërhyrja në Kodin Zgjedhor bazuar në:
• rekomandimet e raporteve periodike të ODIHR/OSBE
• vendimet e Gjykatës Kushtetuese
• sugjerimet e Komisionit të Venecias
• propozimet nga vetë partitë politike

Instituti i Studimeve Politike (ISP) vlerëson se kjo agjendë është e pjesshme dhe kërkon një trajtim më strategjik të problematikave zgjedhore dhe të përfaqësimit. Një reformë efektive, funksionale dhe afatgjatë kërkon fushata elektorale me integritet, përfaqësim cilësor dhe parti politike demokratike.

Për arritjen e këtij synimi ISP-ja sugjeron:
• Reformimin e ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e partitë politike
• Reformimin e legjislacionit mbi financimin e fushatave elektorale
• Përmirësime në legjislacionin mbi dekriminalizimin

Koha për politikë me integritet, parti me integritet, zgjedhje dhe përfaqësim me integritet.

Kjo video informuese realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/8137-2/