ISP: Harta e aktorëve kryesorë në BP dhe Shqipëri lidhur me Procesin e Berlinit

ISP vijon me zbatimin e projektit Diplomacia parlamentare: Bashkëpunimi rajonal përmes dialogut të përforcuar parlamentar”.

Procesi i Berlinit vazhdon të jetë një nismë e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar së fundmi edhe miratimin e Planin e Rritjes nga institucionet vendimmarrëse të Bashkimit Europian.

Për vijimësinë e suksesshme të Procesit të Berlinit për bashkëpunimin midis vendeve të rajonit dhe këtyre të fundit me Bashkimin Europian është e nevojshme, përsa i përket Shqipërisë, që institucionet shqiptare të angazhohen më tej në vijimin e reformave të ndërmarra. Institucionet udhëheqëse përsa i përket Procesit të Berlinit në përgjithësi dhe Tregut të përbashkët rajonal dhe agjendës së gjelbër në veçanti, janë Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe Pushteti vendor.

Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm po merr edhe Kuvendi i cili, nëpërmjet organeve të tij, në veçanti, Komisioni për Çështjet Europiane, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Nënkomisioni për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Këto organe, në lidhje me Procesin e Berlinit, Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër duhet të ushtrojnë funksionin e tyre kontrollues për të mbikëqyrur Qeverinë si dhe duhet të nxisin këtë të fundit për përshpejtimin e reformave të nevojshme. Krahas institucioneve të qeverisjes qendrore, është i domosdoshëm edhe angazhimi i pushtetit vendor si institucion fundor i zbatimit të angazhimeve të marra në kuadër të procesit të Berlinit.

Përfituesi kryesor i cili është qytetari, nuk duhet të mbetet vetëm përfitues, por në të njëjtën kohë duhet të jetë edhe kontrollues i drejtpërdrejtë i rezultateve të zbatimit të angazhimeve të marra në Procesin e Berlinit në mënyrë që Tregu i përbashkët rajonal dhe Agjenda e gjelbër të arrijnë objektivat e vendosur.

Dy dokumentat më poshtë ofrojnë informacion mbi aktorët kryesorë dhe marrëdhëniet e tyre brenda kontekstit të Procesit të Berlinit

* Harta e aktorëve kryesorë në Ballkanin Perëndimor, përgatitur nga Institute for Democracy ‘Societas Civilis’ Skopje mund të lexohet në linkun: Stakeholder-mapping-BP

* Harta e aktorëve kryesorë në Shqipëri, përgatitur nga Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies mund të lexohet në linkun: Stakeholder mapping Albania

Publikimi realizohet në kuadër të projektit “Diplomacia parlamentare: Bashkëpunimi rajonal përmes dialogut të përforcuar parlamentar”.

Projekti zbatohet nga Institute for Democracy ‘Societas Civilis’ Skopje, CRTA, Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova, Mreža progresivnih inicijativa, Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies, Institut alternativa me mbështetjen financiare të Auswärtiges Amt.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/isp-harta-e-aktoreve-kryesore-ne-bp-dhe-shqiperi-lidhur-me-procesin-e-berlinit/