Integriteti në politikë, apel për reformë në legjislacionin e partive dhe atë zgjedhor

Tetë muaj pas zgjedhjeve vendore KQZ vijon të marrë vendime lidhur me verifikime të thelluara të ish-kandidatëve në zgjedhje, ndërsa prokuroria vijon hetime lidhur me disa raste të deklarimeve të parregullta apo krime të ndryshme zgjedhore.

Thelbi i ligjit të dekriminalizimit dhe parimeve të integritetit në politikë është parandalimi i promovimit të kandidatëve, verifikimi i hershëm dhe sigurimi i plotësimit të standardeve për kandidatët fitues. Jetësimi vetëm i pjesshëm i këtij synimi flet për brishtësinë e procesit të dekriminalizimit, të mekanizmave zgjedhore në partitë politike dhe të vetë institucioneve përgjegjëse. Asnjë parti nuk bëri verifikime paraprake dhe krimet zgjedhore nuk u hetuan me standarde të njëjta dhe as në afatet e përcaktuara ligjore.

Procesi i dekriminalizimit në politikë dhe nivelet e larta duhej të ishte i përkohshëm. Vazhdimi pas 8 vitesh përbën tregues kritik dhe rast për adresim për reformë të plotë në legjislacionin e organizimit dhe funksionimit të partive politike, si burimi kryesor i promovimit në karrierë.

Koha për reformë në legjislacionin mbi partitë, për reformë zgjedhore dhe integritet në përfaqësim.

Kjo video informuese realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at http://isp.com.al/integriteti-ne-politike-apel-per-reforme-ne-legjislacionin-e-partive-dhe-ate-zgjedhor/