Integriteti i partive & zgjedhjeve: Forum me të rinjtë në Lezhë

Integriteti i zgjedhjeve dhe i kandidatëve, integriteti i partive politike dhe fushatave zgjedhore, – janë parakushte për një demokraci konkurruese, funksionale dhe të qëndrueshme. Qytetarët votojnë, por ata duhet të kenë mundësinë të zgjedhin, dhe zgjedhja kërkon “alternativën më të mirë”, jo “të keqen më të vogël”.

Shqipëria mbylli zgjedhjet vendore dhe më 2025 shkon në zgjedhjet parlamentare me procese zgjedhore ende të kontestuara dhe me deficite të dukshme në standardet e larta zgjedhore. Reforma e premtuar, ende është deklarative.

Cilat janë ndikimet e aktorëve informalë në zgjedhje dhe partitë politike?

Cilat janë efektet negative të kandidatëve të inkriminuar & korruptuar?

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët në zgjedhje?

Cilat janë standardet që duhet të përmbushin partitë dhe institucionet?

Cilat janë rrugëzgjidhjet për politikë të pastër dhe me integritet?

Cilat janë mjetet për t’i bërë partitë më demokratike e llogaridhënëse?

Cilat janë mundësitë që rinia të ketë një rol aktiv për integritetin në politikë?

Këto dhe tema të tjera u shtjelluan në debatin me të rinjtë në Lezhë, në kuadër të angazhimit të ISP në projektin “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.

Falënderim të veçantë për Youth Lead / Këshilli Rinor dhe shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë për bashkëpunimin, për kontributin e ekspertëve të angazhuar dhe pjesëmarrjen e interesin e treguar nga të rinjtë gjatë diskutimit.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/integriteti-i-partive-zgjedhjeve-forum-me-te-rinjte-ne-lezhe/