“Huawei kundërshton fuqishëm dhe nuk pajtohet me komentet e bëra nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian.
Është e qartë se këto nuk bazohen në vlerësime të verifikuara, transparente, objektive dhe teknike të rrjeteve 5G”.
Kjo është përgjigja e Huawei ndaj kritikave të bëra nga Komisioneri i Tregut të Vetëm Thierry Breton. “Kufizimet ose përjashtimet e bazuara në gjykime diskriminuese do të sjellin rreziqe serioze ekonomike dhe sociale, do të pengojnë inovacionin dhe mund të çojnë në shtrembërime në tregun e BE-së”, shtojnë ata nga zyra e komunikimit të gjigantit kinez të telekomunikacionit.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://zero1.al/2023/06/19/huawei-kritika-e-be-se-bazuar-ne-gjykime-jo-objektive/