“Gjenerali britanik Hodgson, që kryesonte misionin ushtarak në Tiranë, s’e kuptonte se në ç’kushte Shqipëria mund të bashkohej me federatën jugosllave…”/ Ana e panjohur e raporteve Tiranë – Beograd

Nga ANA LALAJ

Memorie.al / Është interesante të vëresh përqasjen e Ministrisë së Jashtme Britanike (më tej: Foreign Office-FO) ndaj marrëdhënieve shqiptare-jugosllave, vendit të Kosovës në to, si dhe ndaj të ardhmes së Shqipërisë, të Jugosllavisë e të Greqisë në varësi të interesave britanike ndaj secilit prej tyre. Të informuar për vizitat e shpeshta të udhëheqësve komunistë shqiptarë në Beograd në fund të vitit 1944, zyrtarët e lartë të FO, e shikonin me shqetësim afrimin jugosllavo-shqiptar. Premisa e tyre ishte rreziku që në këtë rast i kanosej Greqisë, pasi “Jugosllavia mund të shpresojë për përkrahjen e Shqipërisë përsa i përket Maqedonisë dhe pretendimeve sllavo jugore në përgjithësi kundër Greqisë”.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/gjenerali-britanik-hodgson-qe-kryesonte-misionin-ushtarak-ne-tirane-se-kuptonte-se-ne-ckushte-shqiperia-mund-te-bashkohej-me-federaten-jugosllave-ana-e-panjoh/