Nga Kujtim Dashi
Memorie.al / Kishte filluar periudha e vështirë e tranzicionit të pa segmentarizuar shqiptar, ose siç thoshim në mes nesh, e “shkrepjes së demokracisë”. Pas mbylljes së revistës “Skena dhe ekrani” në mars të vitit 1992, Ndoc Gjetja mbeti pa punë, kaloi në asistencë sociale, e cila ishte e mjaftueshme sa për të siguruar vetëm thelën e bukës thatë e, për të mbajtur frymën gjallë. Ndihej shumë i dëshpëruar, i braktisur si rrallëherë në jetën e tij. Kolegët e tij, ose “Zabelinët” shqiptarë, siç pata evokuar në një shkrim timin që u mirëprit nga opinioni, figurën e inxhinierit rus te drama e mirënjohur “Orët e Kremlinit”, duke mos bërë pazar me veten e tyre, shisnin trotuareve të kryeqytetit shqiptar banane, ndërsa “heronjtë e partive”, pa asnjë vepër, jo vetëm kaq, por që s’iu kishin thënë, bie fjala, njëherë plaç shefave të tyre, tragjikisht iu turrën tribunave dhe bënin ligjin ngado…!
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/ftesen-e-gazmend-kapllanit-per-te-shkruar-ne-greqi-ndoc-gjetja-do-ta-cilesonte-si-mrekullia-e-madhe-pasi-nga-fundi-i-humneres-papritur-ai-historia-e-panjohur/