Forum me studentë në UAMD: Transparenca dhe llogaridhënia, Kodi i Sjelljes dhe Kuvendi

Një parlament funksional, transparent dhe llogaridhënës është parakusht për reforma dhe mirëqeverisje. Deputetët janë zgjedhur të përfaqësojnë duke jetësuar lidhjen e legjitimitetit midis qytetarëve dhe sistemit politik, Kuvendi duhet të ushtrojnë përgjegjësitë kushtetuese duke justifikuar edhe pritshmëritë publike.

✅Sa funksional dhe transparent është Kuvendi dhe aktiviteti parlamentar?
✅Sa njihet Kodi i Sjelljes dhe sa reflekton ai jetën parlamentare?
✅Sa jetëson Kuvendi parimin e parandalimit të konfliktit të interesit?
✅Si e ushtron dhe e kontrollon Kuvendi funksionin lobues?
✅Sa llogaridhënës janë deputetët dhe institucioni i Kuvendit?
✅Sa cilësore dhe përfaqësuese është aktiviteti parlamentar?
✅Sa respektohen prej deputetëve Rregullorja, ligjet dhe Kushtetuta?
✅Sa reflektues është Kuvendi ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese?
✅Cili është perceptimi i rinisë studentore mbi Kuvendin dhe deputetët?


Këto ishin disa nga temat e diskutuara me ekspertët Ervin Karamuço dhe Arian Dedej në forumin me të rinjtë studentë dhe staf akademik në Universitetin “Aleksander Moisiu” në Durrës organizuar nga Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies. Aktiviteti krijoi mundësi për njohje më të thella të problematikave, për shprehje opinionesh dhe shkëmbime lidhur me tematikën, aktualitetin dhe sfidat e ardhshme.

Instituti i Studimeve Politike është duke zbatuar projektin “A parliament with integrity: Code of Conduct, transparency and accountability”, mbështetur financiarisht nga U.S. Embassy-Tirana.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/forum-me-studente-ne-uamd-transparenca-dhe-llogaridhenia-kodi-i-sjelljes-dhe-kuvendi/