Nga Afrim Krasniqi
Memorie.al / 17-vjeçari Altin Basha, i cili sapo kishte përfunduar vitin e dytë në Shkollën e Mesme Industriale në Tiranë, ishte viktima e vetme zyrtare e vrasjes nga policia më 2 korrik 1990. Ai u plagos me armë mbrëmjen e datës 2, ndërkohë që ndodhej në ambasadën gjermane dhe vdiq në spital nga plagët, më 4 korrik 1990. Ashtu siç pritej, media zyrtare nuk dha njoftim për vdekjen e tij dhe asnjë zyrtar nuk pranoi ndryshimin e deklaratave se më 2 korrik ka pasur të vrarë, ndonëse i riu Basha kishte ndërruar jetë. Në dokumentacion zyrtar mbiemri i tij është shënuar gjithnjë “Barka”, por sipas studiuesit Kastriot Dervishi, mbiemri i vërtetë është “Basha” e jo “Barka”. [1]
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/faktin-qe-policia-qelloi-me-arme-mbi-17-vjecarin-atin-basha-ia-konfirmuan-kryehetuesit-q-lame-edhe-drejtori-policise-d-bengasi-dhe-zv-ministri-z-ramizi-ana-e-panjohur-e-ngj/