Factsheet: Për legjislacioni mbi partitë dhe reformën zgjedhore – Instituti i Studimeve Politike

Sfida kryesore e Shqipërisë janë zhvillimi i zgjedhjeve të lira, konkurruese, të ndershme dhe të gjithëpranuara. Zgjedhjet lidhen me legjitimitetin dhe besimin te demokracia. Komisioni parlamentar i reformës ka nisur aktivitetin për përmirësime në kuadrin ligjor dhe administrimin e zgjedhjeve.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka adresuar rekomandime konkrete lidhur me legjislacionin e ri zgjedhor.

Natyra dhe baza e reformës së re zgjedhore:

  • Të jetë reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse;
  • Të bëhet sipas standardeve në vendet e BE-së;
  • Të shoqërohet me proces efektiv konsultimi;
  • Të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR;
  • Të reflektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese;
  • Të konsiderojë vendimet e Kolegjit Zgjedhor;
  • Të trajtojë opinionet e Komisionit të Venecias;
  • Të respektojë sugjerimet nga shoqëria civile.

 Rekomandimet prioritare lidhur reformën e re zgjedhore:

  • Të jetësojë parimet Kushtetuese mbi zgjedhjet;
  • Të kemi reformë shteruese, efektive, afatgjatë;
  • Të trajtojë sugjerimet mbi sistemin zgjedhor;
  • Të reflektojë produktin e reformës territoriale;
  • Të zgjerojë të drejtën e ushtrimit të votimit;
  • Të krijojë mekanizma për më shumë konkurrencë;
  • Të reformojë të gjithë administrimin zgjedhor;
  • Të ndajë burimet shtetërore nga ato elektorale.

Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i kuadrit ligjor për partitë politike përmes Ligjit për Partitë Politike dhe/ose Kodit Zgjedhor”, i cili realizohet nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) me Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.

 

														</div></div>

This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/factsheet-per-legjislacioni-mbi-partite-dhe-reformen-zgjedhore/