Drejtësi për reformën në drejtësi? Apel për hetim rasteve të korrupsionit

Drejtësi për reformën në drejtësi? Në listën e disa dhjetëra subjekteve të rivlerësimit (gjyqtarë dhe prokurorë) të larguar nga sistemi me akuza për korrupsion vetëm një numër minimal rastesh kanë kaluar përpara drejtësisë për hetim. Sistemi i ri nuk mund të ndërtohet duke amnistuar sistemin e vjetër.

Reforma në drejtësi dhe legjislacioni përkatës përcaktojnë se çdo subjekt i sistemit të drejtësisë duhet të plotësojë standardet e profesionalizmit, transparencës financiare dhe integritetit publik. Procesi i rivlerësimit bazohet në këto tre kritere.

Zgjidhja? Pandërshkueshmëria cenon standardet dhe besimin tek drejtësia. Institucionet ligjzbatuese duhet të kryejnë hetime të thelluara për çdo subjekt të rivlerësimit të akuzuar për korrupsion apo lidhje me krimin.

Instituti i Studimeve Politike po zbaton projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga NED (National Endowment for Democracy).

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/drejtesi-per-reformen-ne-drejtesi-apel-per-hetim-rasteve-te-korrupsionit/