Diskutim me studentë të drejtësisë (FDUT): Youth in Albania and human rights

Memoria, kujtesa, informimi dhe dialogu mbi të kaluarën janë pjesë thelbësore e reflektimit dhe e formimit kulturor të një shoqërie që kërkon të bëhet pjesë e bashkisë së vendeve me demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës. Regjimi represiv dhe sistemi ideologjik i dhunimit të të drejtave themelore të njeriut, nuk janë një ngjarje e largët, por pjesë e jetës tonë, familjeve tona, shoqërisë tonë. Ndarja me drejtësi dhe kurajë, me reflektim dhe ndërgjegjësim është përgjegjësi dhe sfidë për shoqërinë shqiptare, sidomos për brezin e ri, të lindur dhe rritur në një periudhën e tranzicionit.

Sa flasim për të kaluarën, sa informacione kemi, sa diskutohet në universitet dhe mësojnë në tekste shkollore e universitare, sa e kuptojmë atë dhe gjejmë forcë të përballemi me pasojat e saj, sa i kuptojmë të drejtat e njeriut dhe sa i respektojmë ato, sa arrijmë të respektojmë vlerat e sistemit demokratik, sa e vlerësojmë lirinë dhe cilat janë përvojat pozitive të vendeve të tjera ish komuniste, të nevojshme për tu sjellë edhe në Shqipëri.

Këto dhe tema të tjera u diskutuan në forumin me studentë “Youth in Albania and human rights: From the past to the transition period” organizuar nga Instituti I Studimeve Politike (ISP) me studentë të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Nisma ka mbështetjen e programit “Transition” të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Çekisë.

Folës kryesor në takim ambasadori i Çekisë z. Karel Urban, dekane e Fakultetit të Drejtësisë Prof. Dorina Hoxha, drejtuesi i ISP Prof. Afrim Krasniqi dhe ekspertët e drejtësisë tranzicionale Prof. Enkeleda Olldashi dhe Ervin Karamuço.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/diskutim-me-studente-te-drejtesise-ut-youth-in-albania-and-human-rights/