Burimet shtetërore në fushatë? Hetime dhe përgjegjësi

Baza ligjore? Legjislacioni ndalon përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë elektorale.  Zgjedhjet vendore kanë kufizime për burimet që lidhen me bashkitë, institucionet vendore dhe ato qendrore.

Problemi?  Raportime të shumta dëshmojnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore, përfshirë punonjës, mjedise, projekte, financime, shërbime publike, etj, në funksion elektoral. Asnjë kryetar bashkie nuk ka pezulluar funksionin e vet gjatë fushatës ku kandidon. Qeveria është gjithashtu aktive në fushatë.

Rekomandimi? KQZ duhet të luaj një rol shumë më aktiv dhe profesional në jetësimin e standardeve lidhur me burimet shtetërore në fushatën elektorale. Qeveria duhet të zbatojë rekomandimet e ODIHR dhe institucionet të dëshmojnë profesionalizëm dhe integritet.

Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/burimet-shteterore-ne-fushate-hetime-dhe-pergjegjesi/