Bashkëpunimi rajonal përmes dialogut të përforcuar parlamentar – Raport (I) 2023

Procesi i Berlinit dhe Shqipëria. Cili është bilanci i institucioneve? A ka një sistem informimi dhe koordinimi efikas? Roli i Kuvendit dhe përgjegjësia e pushtetit ekzekutiv? Sa ushtrohet funksioni monitorues dhe jetësohet respektimi i standardeve të BE në kuadër të detyrimeve, angazhimeve dhe ecurisë të Procesit të Berlinit dhe në një plan më të gjerë, të procesit të integrimit në BE? Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron rolin e parlamentit dhe angazhimin e Shqipërisë në kuadër të nismës “Diplomacia parlamentare: Bashkëpunimi rajonal përmes dialogut të përforcuar parlamentar”, në partneritet me gjashtë organizata në vendet e Ballkanit Perëndimor, mbështetur nga MPJ e Gjermanisë.

Raporti i parë monitorues përmbledh vitin 2023 dhe ka rezultuar në pesë gjetje/rekomandime kryesore.

Gjetjet dhe rekomandimet kryesore

1. Shqipëria ka ecur drejt Tregut të Përbashkët Rajonal, por duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm në përmirësimin e qëllimeve të përbashkëta për TPR.

2. Shqipëria po shkon drejt Agjendës së Gjelbër, megjithatë kërkohet zbatimi i mëtejshëm i standardeve të BE-së dhe përafrimi me Acquis.

3. Shqipëria duhet të ketë planet kombëtare për zbatimin e strategjive të dekarbonizimit.

4. Qeveria duhet të angazhohet më tej në zbatimin e legjislacionit në ato fusha
që janë më kritike në përputhje me standardet e BE-së.

5. Kuvendi i Shqipërisë duhet të përfshijë strukturat e tij politike për të monitoruar më tej zbatimin e legjislacionit dhe politikave të miratuara.

Raporti i plotë gjendet në linkun

Bashkëpunimi rajonal përmes dialogut të përforcuar parlamentar – Raport monitorimi (I) 2023


This is a companion discussion topic for the original entry at http://isp.com.al/bashkepunimi-rajonal-permes-dialogut-te-perforcuar-parlamentar-raport-i-2023/