“Babai ishte gazetar te ‘Bashkimi’ dhe pak ditë para arrestimit, Enver Hoxha pyeti kryeredaktorin Thanas Nano, se…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së Zyhdi Herrit, një nga 22 të pushkatuarit për ambasadën sovjetike

Nga Ani Jaupaj

Memorie.al / Ajo ishte e ulur në prehrin e të atit, ishin duke mësuar frëngjisht, kur u dëgjua të binte dera. Nuk prisnin njeri. Ishte një darkë si gjithë të tjerat veçse, me një paralajmërim. Një ditë më parë, Zyhdi Herri kishte takuar Enver Hoxhën. Entuziast siç ishte për këtë, ia jep menjëherë lajmin të ëmës, me të hyrë në shtëpi. “I lexonte të gjitha shkrimet e mia, më tha se i pëlqenin shumë”, i pati thënë. “Ruaj veten, bir!”, ia pat kthyer e ëma që, me përvojën e viteve dhe pa idealizmat e rinisë, ca gjëra më shumë i kishte dëgjuar. “Po të lavdëroi ai, të ha kokën”. Zyhdiu nuk ia vuri veshin! E ç’do t’i ndodhte?! Ai shihte punën e tij… edhe një shok të afërt që kishte atje ku punonte, te gazeta “Bashkimi”, e kishte të besës. Të gjithë ia vlerësonin shkrimet dhe ja, tani, edhe ai vetë, “i madhi i të mëdhenjve”. Asgjë për t’u shqetësuar, derisa dera trokiti në një orar jo të zakonshëm…!


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/babai-ishte-gazetar-te-bashkimi-dhe-pak-dite-para-arrestimit-enver-hoxha-kishte-pyetur-kryeredaktorin-thanas-nano-se-deshmia-e-rralle-e-te-bijes-se-zyhdi-herr/