“41 sekrete” / Ben Blushi publikon listën e personazheve që e kanë frymëzuar për të shkruar librin: Me kanë befasuar me të fshehtat e tyre…!

  –  Pasi njoftoi për librin e tij të rij, të titulluar “41 sekretet”, Ben Blushi ka publikuar emrat e personazheve që e kanë ndihmuar për të realizuar veprën e tij. –

Memorie.al / Në një njoftim të tij në rrjetet sociale, Ben Blushi ka listuar personazhe duke nisur nga aktori Robert Ndrenika, shkrimtari Ismail Kadare, artisti Helidon Haliti, si dhe shumë figura të tjera të cilët vijnë me nga një sekret.

JA 41 NJERËZIT QË MË KANË BESUAR 41 SEKRETET  

  1. ROBERT NDRENIKA, ME KAPELËN TIME
  2. FOTOGRAFIA E ZELENSKY-T
  3. EDMOND TUPJA: JAM ÇIFUT, MË FAL, HEBRE
  4. IBRAHIMI, BERBERI IM TURK
  5. KUAZIMODO, OSE FRANI I VERBËR
  6. PETRIKA BLUSHI, XHAXHAI IM
  7. MONIKA LUBONJA, NJË JETË ME TIGRAT
  8. MEHDIU, BELGU MYSLIMAN
  9. NIKITA, BALERINI UKRAINAS 175 KILE
  10. GRATË E KRISHTIT
  11. FLORENCI, TREGTI ME LIBRAT E MI
  12. GJIROKASTRITI MUNTAZ DHRAMI
  13. ANDI BUSHATI, UNË DHE TELEFONI I ENVER HOXHËS
  14. FOTOGRAFIA E ALBANI DOMIT
  15. NEDIN VLORA, NIPI I ISMAIL QEMALIT
  16. ME GJYSHEN TIME, MYNEVER SHUTERIQI
  17. FREDERIK NDOCI, DONALD TRUMP DHE ILUMINATI
  18. EDVIN SCHËARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT
  19. DRITARET E BOJKEN LAKOS
  20. VIKTOR ZHUSTI, ALI PASHË TEPELENA DHE BILL GATES
  21. ISMAIL KADARE, PASDITE
  22. FARIDAH, BASKETBOLLISTJA AFGANE
  23. ROBERT RADOJA, GJERMANI I FUNDIT DHE LABËRIA
  24. JULIEN ROCHE, NJERIU QË BLEU STALININ
  25. BABA SALIU, DERVISHI QË QESH
  26. ROZETA, VAJZA E VANGJUSH MIOS
  27. HELIDON HALITI, PIKTORI PA THONJ
  28. NË STUDION E ZEF SHOSHIT, ME ZOGUN, ENVERIN DHE MAO CE DUNIN
  29. NIKOLLË LESI, UNË DHE GAZETA “INDIPENDENT”
  30. SONATA E SONADËS
  31. AMERIKANI QË KËRKON TË VDESË NË SHKODËR
  32. FOTOGRAFIA E MARENGLENIT
  33. SEKRETI I AT NIKOLLA MARKUT
  34. EDUARD DURALLIU, NIPI I FAIK KONICËS
  35. MARIA, VAJZA E LASGUSH PORADECIT
  36. DREN ABAZI DHE ERDOGANI
  37. VJOLLANDI, GJYKATËSJA E DARDHËS
  38. PRINCI I LIBOFSHËS DHE FOTOGRAFI I MELANIA TRUMP-IT
  39. BISEDË PËR FOTOGRAFINË ME BURIM MYFTIUN
  40. DAVIDI, VAJZA QË U BË DJALË
  41. SI TË BËHESH MYSLIMAN NË KAVAJË

Më herët, Ben Blushi ka bërë të ditur se do e prezantojë veprën e tij gjatë panairit të librit në Tiranë.

“Jam i sigurt që askush nuk do më pyesë pse 41 sekrete dhe jo 44 apo 51, por meqë nuk po më pyesin po e them vetë. Më pëlqen numri 41 për shkak të ngjashmërisë anatomike që ka numri 4 me numrin 1. Janë si dy shkopa me sqep dhe qëndrojnë bashkë në mënyrë simetrike”, shkruan ndër të tjera Blushi./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/41-sekrete-ben-blushi-publikon-listen-e-personazheve-qe-e-kane-frymezuar-per-te-shkruar-librin-me-kane-befasuar-me-te-fshehtat-e-tyre/