Nga Fatmira Nikolli për Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë
vijon nga Pjesa I, Pjesa II, Pjesa III, Pjesa IV, Pjesa V dhe Pjesa VI
Prokurori Misto Bllaci pati kërkuar 20 vendime me vdekje në fillim, ndërsa Gjykata e Lartë Ushtarake në fund të procesit që zgjati nga data 11 gusht 1949, kur ishin kryer arrestimet, deri më datë 16, kur u dha vendimi, ra dakord për 14 dënime me vdekje. Në vetëm pesë ditë proces hetimor dhe duke e pranuar në dokumentet e lëna pas se asnjëri nuk ishte i përfshirë në vrasje, vendimi që ndjek farsën jep edhe pak të dhëna mbi të dënuarit.

Pretenca e Misto Bllacit ku kërkon 20 dënime me vdekje
Moshat e tyre janë të ndryshme – jetët po ashtu: i bashkon vetëm një fat fatal. Pasardhësit kanë kërkuar në 7 dekada përgjigje, duke gjurmuar orët e fundit pa mundur të gjejnë arsye bindëse për dënimin e tyre, një hakmarrje e madhe në numër për një njeri të vetëm. Emrat e tyre janë shkruar gabim, me shkurtime, ka kaos të gjeneraliteteve dhe të dhënat, po ashtu, nuk përkojnë nga fillimi i dosjes me fundin e saj. Një pjesë e informacioneve për disa prej viktimave janë të padeshifrueshme në dosje, ndaj merren me rezerva. Por, me gjithë mangësitë që kanë dokumentet, krimi dokumentohet si i tillë edhe nga vetë justifikimi për mungesën e provave:
“Gati nga të gjithë të pandehurit asht kërkuarë me insistim që të provohet me preçizim dhe me fakte konkrete bashkëpunimi dhe ndihma për bandat. Kjo do të ishtë një bashkëpunim i realizueshëm po të ndodheshim para fajeve, që për natyrën e tyre mirren prova okulare ose preçize. Për bashkëpunimin me të arratisurit në mënyrë ilegale, në kondita terreni jashtëzakonisht të favorshme për autorët, nuk mund të pretendohet se duhet të vërtetohet me këto lloj prova(sh). Në këtë rast për Gjykatën janë të mjaftueshme dhe e bindin indiciet, presumimet dhe çdo provë tjetër indirekte e marrun lidhur me rrezikshmërinë e personit dhe me fajin për të cilin akuzohet.”

Gjykata ecën me indicie

Kërkesa e mbrojtjes

Të pandehurit kërkojnë t’u falet jeta
Nikollë Bajraktari, i biri i Bardhokut dhe Xhelës, vjeç 39, lindur dhe banues në Rrëshen, me arsim fillor, i varfër dhe i dënuarë më parë nga Gjyk. Usht.si armik populli dhe tash arrestuarë me 11.8.1949
Llesh Mëlyshi, i biri i Gjonit dhe Marës, vjeç 66, i varfët, internuarë më parë për strehim, arrestuar më 11.8.1949
Frrok Mata, i biri i Ndues dhe Dilës, vjeç 53, lindur dhe banues në Kaçinar, me pak shkollë, bujk i dënuarë me dy vjet privim lirije politikisht, i arrestuarë me datë 11.8.1949

Deklarata e të pandehurve Kol Ndue Gjomarkaj, Frrok Ndue Mata, Preng Nikolli
Ndrec Ndoj, i biri i Markut dhe Prenës, vjeç 24, bujk, i dënuarë me 1 vjet privim lirie, arrestuarë më 11.8.1949

Deklaratat e Mhill Doçit dhe Ndrec Marka Ndojit
Bardhok Gjini, i biri i Dodës dhe Marës, vjeç 30, analfabet, i martuarë me dy fëmijë, bujk, i padënuarë, i arrestuarë më 11.8.1949
Pjetër Vila, i biri i Dodës dhe Gjelës, vjeç 34, martuarë me dy fëmijë, analfabet, i padënuarë, arrestuarë më 11.8.1949
Gjergj Beleshi, i biri i Keqit dhe Marës, vjeç 48, martuarë dhe me 3 fëmijë, bujk me tre klasë fillore, i padënuarë, arrestuarë më 11.8.1949

Deklaratat e të pandehurve Gjon Mark Ndojit, Gjergj Beleshit, Llesh Gjon Mëlyshit
U varën në litar
- Preng Ded Kola – Orosh
- Pjetër Ded Vila – Kaçinar
- Dodë Mark Biba – Kthellë e Epërme
- Pjetër Paloka – Kaçinar

Nga zhvarrimi i eshtrave
U pushkatuan
- Nikollë Bardhok Bajraktari – Rrëshen
- Llesh Gjon Mëlyshi – Malaj
- Nikoll Llesh Bajraktari – Orosh
- Ndrecë Mark Ndoj – Kaçinar
- Bardhok Dodë Gjini – Prosek
- Gjok Gjin Kaçi – Bukmirë
- Gjergj Beleshi – Kthellë e Epërme
- Ndoc Gjet Çupi – Blinisht
- Preng Shkurt Nikolli – Orosh
- Frrok Mata – Kaçinar

Transportimi i eshtrave
* Ky artikull është pjesë e një serie të shkruar nga gazetarja Fatmira Nikolli për Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), në kuadrin e përkujtimit të 73-vjetorit të Masakrës së Qafë-Valmirit. Te Observatori i Kujtesës gjeni edhe ekspozitën me titull “Masakra e Qafë-Valmirit”.
The post 14 të vrarë për 1 dhe justifikimi për mungesën e provave appeared first on Observatori i Kujtesës.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://www.observatorikujteses.al/14-te-vrare-per-1-dhe-justifikimi-per-mungesen-e-provave/