10 rekomandime për ndërhyrje përmirësuese në Rregulloren e Kuvendit

Instituti i Studimeve Politike po kryen monitorimin e parlamentit dhe aktivitetit parlamentar. Aktiviteti i ISP është i mbështetur nga ambasada e Zvicrës në Tiranë përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Qëllimi i angazhimit është si aspekti monitorues dhe raportet periodike lidhur me aktivitetin parlamentar, ashtu edhe ofrimi i rekomandimeve përmirësuese për legjislacionin dhe aktet rregullator që lidhen me Kuvendin. ISP publikon rregullisht raporte periodike, shpreh qendrime dhe ben deklarime, si dhe analizon punen e deputeteve, te Kuvendit, si dhe te grupeve parlamentare.

Pjesë tjetër me rëndësi është ekspertiza konstruktive adresuar Kuvendit. Së fundi, ekspertët e ISP  kanë analizuar Rregulloren e Kuvendit dhe gjetjet e raporteve tona periodike duke konkluduar në disa rekomandime sugjeruese. Sipas nenit 117 vetëm deputetët kanë të drejtë të paraqesin propozime për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, por duke besuar në vullnetin institucional dhe interesin e përbashkët për një parlament sa më efikas, transparent dhe llogaridhënës ISP vendosi t’i adresojë rekomandimet që ndodhen bashkëngjitur.

Rregullorja e Kuvendit është miratuar në vitin 2004 dhe gjatë këtyre viteve ka pësuar ndryshime të vazhdueshme. Ndryshimet e vitit 2019 përmirësuan ndjeshëm dispozitat me qëllim sjelljen e saj në përputhje me standardet më të larta të demokracisë parlamentare dhe modeleve më të përparuara ndërkombëtare në bashkëpunim me të gjitha forcat politike në Kuvend. Pavarësisht kësaj, ende ka çështje të cilat kërkojnë rregullim.

Rekomandimet lidhen kryesisht me:

  1. Mekanizmat për ushtrimin e funksionit kontrollues/mbikëqyrës parlamentar
  2. Mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së ligjit
  3. Monitorimin në nxjerrjen dhe përmbushjen e akteve nënligjore
  4. Komisionet hetimore
  5. Çështjen e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të presidentit të republikës
  6. Kompetencat e këshillit për legjislacionin
  7. Pjesëmarrjen në procesin e votimit e drejtë por edhe detyrim
  8. Çështjet në kompetencë të këshillit për rregulloren, mandatet dhe imunitetin
  9. Procedurat në rastin kur deputeti është ndaluar ose arrestuar
  10. Kandidaturat në organet kushtetuese /të krijuara me ligj

Të plotë tekstin e rekomandimeve mund ta lexoni & shkarkoni më poshtë:

ISP – Rekomandime per Rregulloren e Kuvendit 2022

 

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/10-rekomandime-per-nderhyrje-permiresuese-ne-rregulloren-e-kuvendit/