“Turqia theu me forcë Lidhjen e Prizrenit, krahu radikal i së cilës kërkonte të krijonte një shtet të pavarur, që do t’i dëshmonte Europës…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

Nga Bashkim Trenova

Pjesa e njëmbëdhjetë

                                             SHQIPTARËT SIPAS SERBËVE 

                                 (KRIZA LINDORE DHE LUFTËRAT BALLKANIKE) 

Memorie.al / “Serbët rrjedhin nga sllavët, një numër i madh tribushë që i dhanë jetë popujve sllavë. Mbi origjinat e historisë së sllavëve njohuritë janë modeste dhe jo aq të qarta. Emri i tyre del për herë të parë në shekullin VI pas J. K., kur shkrimtarë bizantinë fillojnë të flasin për sllavët….”! (Dushan Batakoviç, Milan St. Protiç, Nikola Samarxhiç, Aleksandër Fotiç. Histori e Popullit Serb. L’Age d’Homme. Lausanne. 2005. Fq. 3.)

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Nikolla Samarxhiç historian, profesor i Universitetit të Beogradit:

Emigracioni i madh, para treqind vitesh, i ka goditur ata deri aty sa nuk arritën kurrë më të rimëkëmben. Ky ishte fillimi i shpërthimit të shqiptarëve në Kosovë dhe Metohi dhe në rajonet përreth, si dhe dëbimi i serbëve nga zemra e ish perandorisë së tyre. Deri më sot ky shpërthim shkatërrues mbetet më seriozi dhe më i rrezikshmi nga ana e islamit në Europë. Egërsia e zakoneve shqiptare, aftësia e tyre fantastike e riprodhimit, mbështetja e dikurshme nga otomanët dhe ajo e sotme nga Europa miope, i kanë dëbuar serbët nga vatrat e tyre.(1)

1 – Nikolas Miletiç. Politique étrangère. L’Église orthodoxe serbe. (Politikë e jashtme. Kisha ortodokse serbe). Persée. Viti 1996 (61-1).  Fq.191-192.

2 -Nikola Mirkoviç. Serbie: les fractures actives de la guerre. Conflits. 24.02. 2020.     

                                                                  ****

Petar Vlahoviç – profesor i Universitetit të Beogradit, akademik, etnolog dhe antropolog:

Në epokën feudale shumë sllavë, duke jetuar në Shqipëri, janë detyruar t’i bashkohen gradualisht, me forcë, komunitetit shqiptar, ndërsa shumë të tjerë kanë emigruar drejt rajoneve të tjera. Këta emigrantë janë vendosur në rajonet e Pologut, Dibrës, Manastirit dhe Prespës, duke mbajtur lidhje të mëtejshme me prindërit, që nuk janë larguar dhe janë bërë shqiptarë. (2)

                                                                ****

Predrag Pavloviç kolonel i APJ-së dhe ligjërues shumëvjeçar i historisë kombëtare dhe ushtarake në Akademinë Ushtarake në Beograd:

1 – Nikolla Samarxhiç. Velika Seoba 1690, në P.Pejanoviç (botues). Migrimet e mëdha serbe nga shekulli XIV deri në shekullin e XX: përmbledhje punimesh kushtuar treqind vjetorit të Migrimit të Madh të serbëve. Beograd Zavod za udzbenike i nastovana sredsta:1990, fq. 60.

2 – Petar Vlahoviç. “Stanovništvo slovenskog porijekla u Albaniji” – Zbornik radova sa međunarodnog naučnog skupa održanog na Cetinju 21, 22. i 23. juna 1990. godine. Projekat Rastko-Skadar. Biblioteka Slovena u Albaniji i albansko-slovenskih kulturnih veza.(Popullsia sllave në Shqipëri në dritên e shkencës etnologjike. Burime: “Popullsia me origjinë sllave në Shqipëri” – Akte të Konferencës Shkencore ndërkombëtare mbajtur në Cetinë me 21,22 dhe 23 qershor 1990. Projekti Rastko -Shkodër. Biblioteka sllave në Shqipëri dhe lidhjet kulturore sllavo-shqiptare.)

Pas aneksimit të Bosnjë-Hercegovinës dhe Revolucionit Xhonturk, ideja e Aleancës Ballkanike dhe mbrojtja e interesave serbe në zonën e pushtuar nga turqit u transferua në institucionet e sistemit. Bisedime të rëndësishme u zhvilluan në Asamblenë Kombëtare të Serbisë, në veçanti nga Stojan Novakoviç, i cili u shpreh për Aleancën. Problemi u rëndua veçanërisht pas Revolucionit Xhonturk në vitin 1908, pasi pozita e serbëve dhe popujve të tjerë jo turq u përkeqësua ndjeshëm.

Lulëzoi shovinizmi, u hoq autonomia fetare e shkollore, u ndaluan shoqatat dhe tubimet kombëtare. Kjo gjendje çoi në anarki dhe rebelim, veçanërisht të shqiptarëve, të cilët autoritetet e vjetra i përdorën për të dobësuar pushtetin e xhonturqve, dhe në këtë rrëmujë u vranë, kryesisht, popujt jo turq, (lexo) serbët. (1)

Pas Betejës së Kumanovës, Serbia u bë një faktor i rëndësishëm në Gadishullin Ballkanik. Ajo tregoi se ishte çka Europa nuk kishte mundur të shihte prej shekujsh. Serbët u çliruan me forcat e tyre pa ndihmën e askujt. (2)

                                                                  ****

Radmila Marinkoviç – historiane e letërsisë, specialiste e letërsisë mesjetare serbe: 

Bëmat e armëve të Princit Lazar dhe të heronjve të Kosovës (1389) do të frymëzojnë një cikël të tërë kompozimesh poetike. Pasardhësit e Lazarit do të përpiqen të ruajnë organizimin e shtetit serb duke u bazuar në traditën e dinastisë Nemanjiç. Në oborr si në të kaluarën do të shfaqen poetë të cilët, përmes karakterit të heroit, hedhin dritë mbi situatën dhe themelet ideologjike të dinastisë së Lazareviçëve. Dinastia e re, nga ana saj, krijon shenjtorin e vet. Ai është një hero i një tipi të ri, sovrani që ka si meritë vetëm një arritje, vetëm një betejë. Një betejë që, për

1 – Predrag Pavloviç dhe Novica Peshiç (gazetar dhe publicist).   Srbima zulum dojadio.  Les serbes en ont assez de l’oppression. (Serbët nuk e durojnë më shtypjen). Nemanja.06/10/12. Fq. 2.

2 – Predrag Pavloviç dhe Novica Peshiç . Garantije iz Londona. (Garanties de Londre- Garanci nga Londra). Nemanja.22. 02. 2013. Fq. 2. më tepër, e ka  humbur, por në të cilën ai ra si kalorës, duke mbrojtur qytetërimin e krishterë. Ai mishëron identifikimin e besimit me atdheun, lidhjen e pafund me idealin e krishterë, gjë që nxit edhe vetëflijimin, epërsinë e shpirtërores ndaj materiales, të perandorisë së qiejve ndaj asaj tokësore. Por hero nuk është vetëm princi i krishterë. 

Të mëdhenj janë edhe kalorësit, që e shoqërojnë në vdekje. Ata janë kampionët e besnikërisë ndaj sovranit, garantuesit e ndjenjës së nderit, të detyrës. Kjo filozofi e detyrës transmetohet nga sovrani tek të gjithë pjesëmarrësit në betejën për Kosovën. Teoria e Nemanjës për ushtrimin e pushtetit përhapet tek të gjithë ata që marrin pjesë në rendin feudal ushtarak dhe që duhet të mbrojnë besimin, popullin, tokën.

Ajo që u arrit në Fushë Kosovë buron nga martirizimi i të krishterëve të parë, nga historia e vuajtjes së tyre. Ajo është një sprovë që ngrihet në lartësinë e të zgjedhurve të Zotit, të shenjtorëve. Shkrimet për Princ Lazarin, në formë lavdërimi, janë të kompozuara me një humor epik, lirik dhe kanë një ngarkesë të fortë emocionale. Ndjeshmëria zëvendëson madhështinë e biografive të mëparshme, dhembshuria zëvendëson admirimin; nuk ka gëzim, gjithçka është trishtim, përmbajtje, kudo mbizotëron paqja e ëmbël shpirtërore e lindur nga bindja intime për të vepruar ashtu siç duhet. Kjo poezi fisnike është ajo e sakrificës dhe e fitores morale.

Ajo bazohet në veprën madhështore [Povesno slovo] Pas betejës, të patriarkut Danilo III, në stilin shumë të pastër të quajtur “pletenije sloves” (“qëndisje shkronjash”). Vepra e tij përmban të gjitha elementet e temës së Kosovës, që do të zhvillohet më vonë, dhe të mitit të Kosovës, që do të këndojë poezia gojore. Tema e Kosovës është shembulli i parë i mrekullueshëm që është ruajtur, i lidhjes simbiotike, që ekziston midis dy sistemeve poetike serbe në Mesjetë: gojores dhe të shkruarës. (1)

1 – Radmila Marinkoviç. La literature serbe du Moyen Age.(Letërsia serbe në Mesjetë). Serbica. Nr.2-3. Mars-Qershor 2013. Shih gjithashtu – «Средњевековна књижевност», në Историја српске културе [Histoire de la culture serbe], Belgrade, 1994. Fq. 53-66. 

                                                                **** 

Radmilla Radiç – historiane:

Në një tekst të titulluar “Drita që na vjen në Kosovë” kryeprifti Bozhidar Mihaç ka shpjeguar se ç’është Kosova për serbët me fjalët: “Kosova nuk është vetëm një vend pushimi, por edhe një krijesë metafizike. Qielli po ashtu si Toka e kanë krijuar këtë atdhe serb. Ky është realiteti i padiskutueshëm i shpirtit në fenomenin kohë dhe hapësirë. Kjo është prova më e mirë se për të përcaktuar përkatësinë e një toke, nuk duhet parë vetëm përbërja numerike, dominuese e popullsisë, gjë që është thelbësore, por gjithashtu, dhe ndoshta edhe më shumë, duhet parë krijesa shpirtërore, që populli ka prodhuar dhe tek e cila gjendet sigurisht një botë ekzistenciale superiore. Ideo-gjeneza është në këtë rast më e rëndësishme se etnogjeneza”. (1)

Peshkopi Jovan i Sabac-Valjevës përdor termin:”Serbi qiellore”, që do të përdoret shpesh më pas. “Që nga koha e princ Lazarit dhe Kosovës, serbët do të krijojnë, para së gjithash, një Serbi qiellore, e cila është bërë sot, pa dyshim, shteti më i madh qiellor. Po të marrim vetëm viktimat e pafajshme të luftës së fundit, miliona e miliona serbë, burra e gra, fëmijë dhe pleq, të vrarë dhe të torturuar në vuajtjet më të këqija, mund të përfytyrohet shtrirja e perandorisë serbe në qiejt e sotëm. (2)

                                                                          ****

Radosav Stojanoviç – shkrimtar, gazetar dhe leksikograf:

1 -Radmilla Radiç. L’Eglise et la question serbe.(Kisha dhe çështja serbe). Les Editions de l’Atelier/éditions Ouvrieres, Paris, 1998. Fq.141.         

2 – Po aty. Fq. 147.

Shumë nga miqtë e mi shqiptarë kosovarë më kanë thënë se, sido që të jetë, ata realisht nuk kanë shtet, se janë vetëm një vegël në duart e dikujt tjetër dhe se duhet të jenë të bindur. Dhe çfarë shteti mund të kishin kur dihet se ky komb “mijëvjeçar” nuk ka monumente kulture më të vjetra se 70-vjeçare, se ka një mendësi vasale të zhvilluar, nuk ka ekonomi, përveç transitit të drogës dhe krimit. Gjithçka që funksionon është nën kujdesin e komunitetit ndërkombëtar, që ushtron një vëzhgim dhe kontroll të vazhdueshëm. Unë do të thosha se në fakt bëhet fjalë për një kaos dhe pafuqi të kontrolluar. (1)

                                                                         ****

Radoslav Gaçinoviç – bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Studimeve Politike në Beograd:

Kështu është endur Kosova në mendjen dhe në ndërgjegjen time që në fillim: si pikëmbështetje mbi të cilën qëndron planeti në hapësirë, lëvizja terroriste shqiptare që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë ka zgjedhur një strategji të dhunës kundër shumicës së popullsisë serbe. Intensifikimi i dhunës shqiptare kundër serbëve filloi pas themelimit të Lidhjes së Prizrenit më 10 qershor 1878 në Prizren. Lëvizja kombëtare dhe ideja e bashkimit etnik të shqiptarëve lindi menjëherë pas Kongresit të Berlinit, në të cilin u vendos që Turqia të tërhiqet nga shumica e territoreve të Gadishullit Ballkanik.

Lidhja e Prizrenit është themeluesja e idesë për të krijuar një Shqipëri të Madhe etnikisht të pastër. Menjëherë pas formimit të saj, Lidhja e Parë e Prizrenit, me ndihmën e Turqisë dhe Austrisë, hedh dritë mbi qëllimet e saj. Shqipëria e Madhe ishte synimi kryesor i Lidhjes së Parë të Prizrenit. Dhuna ndaj popullatës serbe që nga formimi i Lidhjes së parë të Prizrenit e deri në vitin 1912 (kur u çlirua Serbia e Vjetër) ishte më e theksuar se në njëqind vitet e kaluara.

Kjo më së miri shihet nga korrespondenca e konsujve serbë  Spalajkoviç, Nushiç, Rakiç e të tjerë në Prishtinë, si dhe nga notat protestuese të Mbretërisë së Serbisë në Kostandinopojë, të cilat kërkojnë mbrojtjen e popullatës konsideroheshin si kërcënim i përhershëm për interesat kombëtare të arbanasve. Në vitin 1881, Turqia theu me forcë Lidhjen, krahu radikal i së cilës kërkonte të krijonte një shtet të pavarur, që do t’i dëshmonte Europës se ishte i aftë të zbatonte reforma. Pavarësisht kësaj në dhjetëvjeçarët në vijim arbanasi zuri një vend të veçantë në sistemin e sundimit turk në Ballkan.

Intoleranca fetare dhe etnike e arbanasit ndaj serbëve fitoi një përmbajtje të re politike: qëllimi strategjik i politikës kombëtare arbanase ishte dëbimi sistematik i serbëve të këtyre viseve. Politika e sulltanit për të siguruar një kufi të ri me Serbinë përmes zinxhirit të vendbanimeve arbanase dhe për arbanasit, si fanatikë të islamit, për të shtypur të gjitha trazirat e serbëve dhe të krishterëve të tjerë në provincat europiane të Perandorisë, e ktheu Kosovën dhe Metohinë në një fushëbetejë të përgjakshme, ku u shtuan vuajtjet e serbëve. Nga viti 1876 deri në vitin 1883, rreth 1500 familje serbe ikën nga Kosova e Metohija si pasojë e shtypjes nga arbanasit në Serbi.

1 – Radosav Stojanoviç. Kosovo je grdno stradalishte. (Kosova është një vuajtje e madhe). Jedinstvo. 19. 07. 2015.

Pavarësisht kësaj në dhjetëvjeçarët në vijim arbanasi zuri një vend të veçantë në sistemin e sundimit turk në Ballkan. Intoleranca fetare dhe etnike e arbanasit ndaj serbëve fitoi një përmbajtje të re politike: qëllimi strategjik i politikës kombëtare arbanase ishte dëbimi sistematik i serbëve të këtyre viseve. Politika e sulltanit për të siguruar një kufi të ri me Serbinë përmes zinxhirit të vendbanimeve arbanase dhe për arbanasit, si fanatikë të islamit, për të shtypur të gjitha trazirat e serbëve dhe të krishterëve të tjerë në provincat europiane të Perandorisë, e ktheu Kosovën dhe Metohinë në një fushëbetejë të përgjakshme, ku u shtuan vuajtjet e serbëve. Nga viti 1876 deri në vitin 1883, rreth 1500 familje serbe ikën nga Kosova e Metohija si pasojë e shtypjes nga arbanasit në Serbi. (1)

                                                                   ***

Radovan Samarxhiçhistorian, drejtor i Institutit të Studimeve Ballkanike pranë Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve:

Kosova me rajonet fqinje ishte qendra e ortodoksisë serbe dhe pika kyçe më solide e këtij populli. Këto krahina kanë hyrë kështu në histori. Së pari, për popullin serb, themeli i legjendës së Kosovës ishte, pa asnjë dyshim, idea madhështore dhe solemne, që ai kishte për Kosovën si zemra e Perandorisë serbe, ku gjendej  pasuria e tij më e madhe shpirtërore dhe materiale.

Të gjithë armiqtë e popullit serb kanë menduar se do t’ia këpusnin kokën; do ta copëtonin, ta bënin të pafuqishëm dhe ta tjetërsonin nëse do të arrinin ta shkatërronin dhe ta merrnin Kosovën. Pavarësisht nga sukseset e armiqve të tyre serbët, në thellësinë më të madhe të greminës, e ri gjenin veten dhe niseshin për luftë me qëllim që të krijonin kushtet për të vazhduar të jetonin me dinjitet, duke u frymëzuar nga legjenda e Kosovës.

Ky popull, i edukuar me mësimet e Shën Savës, me rregullat e dikurshme perandorake, formuar në kohë, i lidhur gjithnjë e më shumë prej kohësh me institucionet e tij vetëqeverisëse, ky popull gjatë shekujve ka bërë luftëra të pandërprera për të mbijetuar, dhe gjithnjë e ka përfytyruar të ardhmen e tij si një vazhdimësi e traditave të tij historike. Kosova ishte bërthama më aktive e një vendosmërie të tillë aktive. (1)

1 – Radoslav Gaçinoviç. Prva Prizrenska Liga kao putokaz politiçkog nasilja nad serbima u staroj Srbiji. (Lidhja e Parë e Prizrenit si udhërrtëfyese e politikës kundër serbëve në Serbinë e Vjetër.) VOJNO DELO, 3/2019.  Fq. 331 -334.

Midis të tjerave, kjo ishte epoka e hyrjes me forcë të shqiptarëve në skenën e historisë. Të shtyrë dhe të vënë në lëvizje, ata organizuan banda të cilat, për grabitje, shpërndaheshin në drejtime të papritura, deri në Beograd, Vidin dhe Plovdiv, madje edhe më larg.

Midis banditëve, shqiptarët zinin vendin e parë. Disa kryetarë tribushë ose bandash dërgonin trupat e tyre gjatë natës për të sulmuar fshatrat, për të mbjellur panik dhe terror, për të djegur shtëpitë, për të vrarë dhe burgosur apo rrëmbyer bagëtinë. (2)

Bashkimi i krerëve shqiptarë nga viti 1878 deri në vitin 1881, duke patur si qëllim formimin e një Lidhjeje Shqiptare me kërcënime të përgjakshme për Serbinë dhe Malin e Zi, nuk u bë pa dijeninë dhe ndikimin e autoriteteve turke; por menjëherë më pas Porta e Lartë  urdhëroi që kjo lëvizje të shtypej. (1)

1 – Radovan Samarxhiç, Sima M. Cirkoviç, Olga Zirojeviç, Radmila Trickoviç, Dushan T. Batakoviç, Veselina Djuretiç, Kosta Çavoski, Anatasije Jevtiç. Le Kosovo-Metohija dans l’histoire serbe. (Kosova-Metohija në historinë serbe.) Slavica. L’Age d’Home. Lausane 1990. Fq. 9.

 2 – Po aty. Fq. 15-16.

Sidoqoftë, përshtatja e serbëve ishte më e theksuar në Kosovë. Duke iu përshtatur mjedisit shqiptar, ata me kohë praktikisht ndryshuan gjithçka: shtëpitë, pasuritë e pakta që kishin, veshjet, mënyrën e sjelljes, madje edhe vetë paraqitjen e tyre, ata përpiqeshin që zotërit e shtëpisë të flisnin dy apo tre gjuhë që përdoreshin, ata fshihnin ikonat dhe antikat në tavane.

Përveç ndryshimit të sforcuar apo vullnetar  të fesë, përshtatja po ashtu sikurse edhe rrëmbimi i grave, përbënte një nga rrugët e sigurta për islamizimin dhe asimilimin e tyre prej shqiptarëve….Për aq sa të dhënat historike mund të kthehen në përqindje, mund të thuhet se 30-40% e shqiptarëve të Jugosllavisë janë me origjinë të drejtpërdrejtë sllave. Po kështu, të dhënat e nxjerra  nga kërkimet antropo-gjeografike dhe historike tregojnë se rreth 150.000 refugjatë janë larguar nga Kosovë-Metohija në një kuptim të gjerë në vitet 1878 dhe 1912, për të kaluar në Serbi. Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/turqia-theu-me-force-lidhjen-e-prizerenit-krahu-radikal-i-se-ciles-kerkonte-te-krijonte-nje-shtet-te-pavarur-qe-do-ti-deshmonte-europes-libri-i-ri-i-studjuesit-dhe-diplomatit/