Thirrje: Ekspert për editimin e një broshure informative

Projekti: “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike” Institutin e Studimeve Politike (ISP), do të implementojë projektin “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) organizatë lider si dhe në partneritet me BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ). Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike.

Instituti i Studimeve Politike synon të monitorojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e standardeve të dekriminalizimit dhe integritetit për kandidatët, subjektet zgjedhore dhe institucionet e përfshira në procesin zgjedhor dhe produktet e tij zgjedhore në periudhën paszgjedhore.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, ISP hap thirrjen për angazhimin e një eksperti të jashtëm për të berë oponencën dhe editimin e një broshure informuese lidhur me integritetin e kandidatëve në zgjedhje.

Per Termat e Referencës ju lutem klikoni këtu:

Termat e references – Ekspert për editimin e një broshure informative


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/thirrje-ekspert-per-editimin-e-nje-broshure-informative/