Sistemi “alert”: Verifikim të thelluar të rekordeve për komisionerët

Baza ligjore: Neni 28, përcakton detyrimin se për ngritjen e KZAZ-ve vendimi merret nga KQZ-ja jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve. Anëtarët  e KZAZ duhet të plotësojnë disa kushte dhe standarde në lidhje me integritetin dhe legjitimitetin.

Problemi?

KQZ miratoi listat e kandidatëve të ardhura nga disa prej partive politike, përmes një procesi formal administrativ. Komisionerët nuk kanë të dhëna publike, rekorde dhe as informacion mbi vendin e punës, angazhimi në zgjedhjet paraardhëse dhe kriteret e tjera të integritetit.

Zgjidhja?

KQZ duhet të aplikojë praktika më transparente lidhur me listat e KZAZ-ve, duke kërkuar e publikuar të dhënat e detajuara të emrave të ardhur nga partitë, të dhëna mbi banimin, punësimin, rekordet penale, hetimet apo akuzat e mëparshme lidhur me krime zgjedhore dhe kriteret e tjera që lidhen me integritetin.

Ky infograf behet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/sistemi-alert-verifikim-te-thelluar-te-rekordeve-per-komisioneret/