Sistemi “alert”: Bashkitë nuk kanë kryer lajmërim të zgjedhësve sipas Kodit Zgjedhor

Baza ligjore: Kodi Zgjedhor, neni 52 përcakton detyrimin se brenda 60 ditëve nga publikimi i ekstraktit të përbërësve zgjedhorë të zgjedhësve, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore kryen lajmërimin me shkrim për çdo zgjedhës të përfshirë në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë të qendrave të votimit në njësinë përkatëse të qeverisjes vendore.

Problemi?

Afati ligjor ka kohë që ka kaluar, ende nuk ka të dhëna se kryetarët e njësive vendore e kanë përmbushur detyrimin e tyre ligjor. Në Tiranë, nga verifikimet rezulton se nuk ka pasur lajmërim të zgjedhësve sipas ligjit.

Zgjidhja?

KQZ duhet të kërkojë zbatimin integral të ligjit dhe bashkitë të përmbushin sa më shpejt detyrimin e tyre ligjor për informimin e qytetarëve për qendrën e votimit, vendndodhjen, adresën, si dhe numrin rendor të zgjedhësit në listën e zgjedhësve.

Ky infograf behet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/sistemi-alert-bashkite-nuk-kane-kryer-lajmerim-te-zgjedhesve-sipas-kodit-zgjedhor/