“Shtjefën Kurti me të pandehurit e tjerë, komentojnё lajmet e radiove tё huaja, shfaqin dёshirёn pёr pushtimin e Shqipёrisë nga Bashkimi Sovjetik…”/ Pretenca e prokurorit Hajredin Fuga, Krujë 1971

NIKOLLË LOKA

Av. ALFDRED DUKA

NIKOLIN KURTI

Pjesa e tridhjetë

                           -VRASJA E PARALAJMËRUAR E NJË KLERIKU RILINDËS –

Memorie.al / Përpara se të fillojmë të analizojmë përciptazi dosjen hetimore e gjyqësore në ngarkim të pandehurit Shtjefën Kurti e të tjerë, për lexuesin do të bëjmë një parantezë të të drejtës dhe historisë se saj në shoqërinë njerëzore, me qëllimin e përqendruar për të ardhur tek e drejta jonë penale e procedurale, që në fillimet e saj dhe përgjatë viteve të diktaturës.

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Një rishqyrtim i gjykimit të parë, për të kuptuar gjyqin e dytë

Pretenca e Prokurorit

P R E T E N C Ё

                                                    SHOKË GJYQTARЁ

Pёr njё kohё tё gjatё, nё biseda tё ndryshme, nё njё takim 2, 3 dhe nganjeherё 4 vetash, tё pandehurit midis tyre ose dhe me persona tё tjerё, kanё axhituar dhe propaganduar kundёr pushtetit tonё popullor. Kёshtu ata janё shprehur duke shtrembёruar realitetin e vendit tonё, duke e paraqitur jetёn tek ne tё vёshtirё dhe nё tё njёjtёn kohё, e kanё krahasuar me jetёn qё bёhet nё vende tё tjera tё Perёndimit.

Janё shprehur kundёr koperativёs bujqёsore, duke e quajtur kёtё shkaktare pёr gjëndjen e krijuar dhe kanё ёndёrruar prishjen e sistemit koperativist. Kanё dёshiruar dhe nё tё njёjtёn kohё kanё zhvilluar biseda pёr ndryshimin e sistemit shoqёror nё Shqipёri, duke e lidhur kёtё me ndёrhyrjen e shteteve tё huaja, sidomos tё Bashkimit Sovjetik ashtu siç ndodhi nё Çekosllovaki. Kanё folur kundёr udhёheqjes sё Partisё sonё dhe kanё propaganduar me tё madhe sikur, te ne nuk ka liri dhe fjalё tё tjera.

Faktet e grumbulluara kanё vёrtetuar se: Tё pandehurit Mark Marku, Pjetёr Biba, Ndue Leti dhe Fran Ndoci, qё nga viti 1963 deri 1964, me biseda me njёri tjetrin, e kanё filluar kёtё veprimtari armiqёsore. Nё lidhje mё kёtё, i pandehuri Mark Marku ёshtё shprehur: 8, 9 vjet mё pёrpara kemi filluar bisedat kundёr pushtetit popullor me Pjetёr Bibёn. Nё bisedёn tonё edhe mё vonё kemi folur kundёr qeverisё, se ajo mendon vetёm për vete dhe jo pёr popullin, se po vuajmё nё kёtё pushtet. Kemi dёgjuar lajmet nё radio – stacionet e huaja e i kemi komentuar ato. Nё vazhdim nё shpjegimet e tij, i pandehuri Mark Marku thotё: “Me Ndue Letin nё vitin 1964, tek mulliri nё Gurzё kemi biseduar kundёr koperativёs kundёr sistemit socialist, kemi thёnё se nuk lejohet kёshtu, se populli po jeton nё diktaturё… se pёr njё fjalё tё fusin nё burg, kemi thёnё se nuk kemi tё drejtёn e fjalёs”.

Po pёr biseda me tё pandehurit Ndue Leti, i pandehuri Mark, është është shprehur: “Ne dёshironim qё vendi ynё tё okupohej nga Bashkimi Sovjetik, se do pёsojmё si Çekosllavakia, kemi thёnё se njё natё kur tё flejmё, tё nesёrmen do tё gjejmё njё pushtet tё sistemit tjetёr. Nё 1 maj 1968, kur erdhi drita nё Gurëz, Ndue Leti mё tha se ujin dhe dritёn na e rregulloi Partia, tani tё mbledh plaçkat dhe tё iki e tё na lёrё të lirё”.

Shpjegimet e dhёna nga i pandehuri Mark Marku, i konfirmojnё edhe tё pandehurit Pjetёr Biba, Fran Ndoci dhe nё njё farë mase edhe i pandehuri Ndue Leti. Nё lidhje me kёtё, i pandehuri Fran Ndoci ka shpjeguar: “Bisedat i kemi filluar nga viti 1963, 1964 me Mark Markun, kemi biseduar pёr jetёn e keqe nё kooperativё dhe pёr tё mirat kur ishim privat. Ne kemi dёshiruar qё sistemi koperativist tё ndryshojё e tё vijё sistemi privat. Mё poshtё i pandehuri Fran Ndoci, shpjegon se: nё bisedat e mёvonshme me tё pandehurin Agustin Preçi, kemi krahasuar jetёn nё Shqipёri me atё nё shtetet e huaja. Kemi folur pёr liri nё kёto vende, kemi biseduar pёr arratisje, pёr minosjen e momentit tё Stalinit etj. Bisedat tona nё kёtё drejtim, – thotё i pandehuri Fran – janё tё panumёrta. Unё, – thotё i pandehuri – kam dёshirё qё kooperativa tё bashkohet.

Edhe i pandehuri Ndue në hetuesi, si dhe para gjykatës, ka pranuar se me të pandehurin e sipër përmendur edhe të tjerë kanё zhvilluar biseda amiqësore. I pandehuri shpjegon: “Kemi folur se sistemi kooperativist nuk është i mirё, nuk është në favorin e popullit, nuk të lejon të zhvillosh pasurinë private, e të kemi të ardhura të mira”. Në vitin 1962 deri ne 1965, me Mark Markun thonin se sistemi koperativist nuk ёshtё pёr tё mirёn e popullit. Kemi folur kundёr sistemit kooperativist. Masat pёr zvogёlimin e kopshteve personale i kam quajtur tё padrejta, qё e varfёruan popullin. “I pandehuri Zef Nishi ka shpjeguar se: Ndue Leti mё foli pёr tё ardhurat e pakta, pёr vёshtirёsitё dhe si shkaktarё pёr kёtё gjëndje e quante kooperativёn dhe sistemin kooperativist.

Nё kёto rrethana dhe nё kёtё periudhё, tё katёrt tё pandehurit dhe konkretisht: Mark Marku, Ndue Leti, Fran Ndoci dhe Pjetёr Biba, kanё filluar tё propogandojnё kundёr pushtetin popullor, veprimtari kjo qё nё bisedat e mёvonshme ka ardhur duke u zgjeruar dhe mё shumё, ndёrkaq, i pandehuri Mark Marku dhe Pjetёr Biba, kanё vazhduar pёrvetёsimet e tyre nё dёm tё kooperativёs bujqёsore, nё mёnyre sistematike dhe nё pёrpjesёtime tё mёdha tё nisur nga qёllimi kundёr revolucionar, duke kryer krimin e sabotimit ekonomik.

Kёshtu i pandehuri Bardhok Marku, pёrveç se ka vazhduar tё zhvillojё propagandё armiqёsore, ka vazhduar pёrvetёsimet nё njё rreth tё gjerё personash, si me: Luigj Vatёn, Nush Vatёn, Zef Nishin, Pjetёr Bibёn etj. Edhe i pandehuri Pjetёr Biba, pёrveçse ka vazhduar veprimtarinё armiqёsore nё formёn e propagandёs, ka vazhduar edhe pёrvetёsimet me Mark Markun, Zef Nishin e tё tjerё. Pёrvetёsimet tё pandehurit i kanё vazhduar deri nё kohёn e arrestimit tё tyre.

I pandehuri Shtjefën Kurti edhe mё parё nё bisedat me Zef Bibёn, Anton Doçin, por veçanёrisht nё vitn 1967, fillon tё zhvillojё veprimtarinё e tij armiqёsore, sidomos me tё pandehurin Mark Marku, Agustin Preçi, Luigj Vatёn dhe mё vonё me Pjetёr Bibёn, Zef Nishin, Dava dhe Prena Bibёn etj. I pandehuri, Shtjefёn Kurti nё lidhje mё kёto, ka shpjeguar: “Nё bisedё me Mark Markun e persona tё tjerё nё vitin 1967, i’u kam thёne se kishat nё shtetet nё huaja janё tё lira, ndёrsa tek ne jo…kjo grimcё lirie qё kishim na u hoq. I’u kam thёnё se nё fshat ne prodhojmё gjalpin, djathin, mishin, e nё fshat nuk kemi me i ble se, jeta nё fshat ёshtё e varfёr nga kooperativa, se kur nё Bashkimin Sovjetik, nuk kanё mundur tё ngrenё nivelin e jetesёs pёr 40 vjet, qё ёshtё njё popull i madh, e si mund ti realizojmё nё njё popull i vogёl.

Edhe i pandehuri Mark Marku thotë se dhe nё vitin 1967, Shtjefёn Kurti na fliste pёr Italinё, Amerikёn, etj., se atje jetojnё mirё, e jo si neve qё jetojmё si kafshё. Unё dhe ky kemi thёnё kur do tё ndёrrohet ky sistem…se nё kooperativё nuk bёhet jetё e mirё, se ato po e varfёrojnё popullin. I pyetur nё lidhje me kёtё, i pandehuri Agustin Preçi, ka shpjeguar: “Nё vitin 1967, Shtjefёn Kurti mё kanё thёnё se nё Itali punёtorёt vishen mirё, atje ka kulturё, shqiptari nuk di tё jetojё, ne kemi marrё fund qё prej hyrjes sё Partisë, do arrijmё atje ku nuk do njihemi motёr e vёlla….se Shqipёria vuan pёr bukё goje, nuk ka tё mirat materiale dhe shkaktari ёshtё sistemi koperativist”.

Veprimtarinё e tyre propogandistike kundёr pushtetit popullor, e merr nё dorё i pandehuri Shtjefёn Kurti sё bashku me tё pandehurit e tjerё, si: Zef Nishi, Agustin Preçi, Mark Marku, Pjetёr Biba, etj., e zhvillojnё mё tutje nё bisedat e veçanta apo nё takime me shumё persona e tjerё. Kёshtu tё pandehurit dёgjojnё e komentojnё lajmet e radiove tё huaja, shfaqin dёshirёn pёr pushtimin e Shqipёrise nga Bashkimi Sovjetik, me qёllim qё tё ndёrrohet pushteti, propogandojnё pёr mёnyrёn e jetesёs tek ne dhe nё vende tё tjera, shfaqin mendime pёr t’u arratisur jashtё shtetit, flasin kundёr udhёheqjes sё partisё, kundёr sistemit kooperativist, shprehen pёr djegien e stallave, tё prodhimeve, tё kavaletave tё kashtёs e tё tjera.

Nё lidhje me kёto, i pandehuri Agustin Preçi ka shpjeguar se: nё biseda me Franin dhe nё mjaftë raste edhe nё prezencё tё Mark Markut, kemi thёnё qё tё dёmtojmё kooperativёn, duke djegur stallat, kashtёn, misrin e tё tjera. Njё gjё tё tillё e pohon dhe i pandehuri Mark Marku. I pandehuri Shtjefёn Kurti, ka shpjeguar se, nё biseda me ta, i’u ka thёnё se i ka pёlqyer ‘Pranvera e Pragёs’ dhe shpresonte se kjo do tё shtrihej nё vende tё tjera lindore e mё vonё nё Shqipёri. Pjetёr Biba, para Gjykatёs shpjegoi se, Shtjefёn Kurti mё ka thёnё: “Unё kam luftuar pёr Shqipёrinë, tani u plaka, prandaj tё luftoni ju pёr rrёzimin e kёtij pushteti.”

Shkallёn mё tё lartё veprimtaria armiqёsore e kёtyre tё pandehurve, e arriti nёn drejtimin e tё pandehurit Shtjefёn Kurti, gjatё vitit 1969. Nё verёn e vitit 1969, i pandehuri Shtjefёn Kurti, Zef Nishi dhe Pjetёr Biba, takohen nё dhomёn e tё pandehurit Shtjefёn, ku zhvillojnё qё tё tre biseda me karakter armiqёsorë si, pёr rrёzimin e pushtetit e tё tjera. Nё kёto raste i pandehuri Shtjefёn, vjen nё dijeni tё vjedhjeve qё zhvillonte Zef Nishi me Pjetёr Bibёn dhe nё pёrfundim tё bisedёs, i ka thёnё tё pandehurve tё tjerё qё: vidhni, se vidhni djersёn tuaj. I pandehuri Pjetёr Biba, shpjegon: nё verёn e vitit 1969, nё fund tё bisedave tona, Shtjefёni tha, vidhni se merrni djersёn tuaj. Unё mё parё, – thotё i pandehuri, – i kisha shpjeguar Shtjefёnit, se me Zef Nishin vidhnim.

Nё lidhje me kёtё, i pandehuri Shtjefёn Kurti tha: Unё i thashё Zef Nishit qё, ёshtё mirё mё dalё me vjedh, kёshtu qё pakёsohen tё ardhurat e popullit, e populli tё ngrej krye e tё shkatёrrojё kooperativёn, bile tё ngreni dhe tё tjerё pёr tё vjedhur. Nё fundin e vitit 1969, nё darkёn e organizuar me pjesёmarrjen e tё pandehurve: Shtjefёn Kurti, Mark Marku, Zef Nishi e Pjetёr Biba, ku kanё asistuar pёr njё kohё dhe Dava e Prena Biba, pёrveç bisedave pёr rrёzimin e pushtetit, pёr arratisje jashtё shtetit e tё tjera, ёshtё thёnё nga i pandehuri Shtjefёn qё, tё vidhnin me qёllim, qё tё bёhen njerёzit e pakёnaqur, tё ulet vlera e ditёs sё punёs, tё ngrihen njerёzit nё revolt, pёr shkatёrrimin e kooperativёs. Edhe pas kёsaj, shpjegojnё tё pandehurit Mark Marku, Zef Nishi e Pjetёr Biba, ne i vijuam vjedhjet pёr tё realizuar kёtё porosi. Bisedat e zhvilluara nё kёtё darkё veç tё katёr tё pandehurve, i shpjegojnё edhe dёshmitarёt Dava e Prena Biba.

Nё vitin 1968, tё pandehurit: Mark Marku, Agostin Preçi dhe Fran Ndoci, pasi mё parё kishin zhvilluar midis tyre veprimtari armiqёsore nё formёn e axhitacionit dhe propagandёs, duke qenё tё lidhur qё në vitin 1968, me tё pandehurin Shtjefën Kurti, bisedojnё me njёri-tjetrin qё, me qёllim pёr tё sabotuar, tё kryejnё punime tё dobёta nё kooperativёn bujqёsore. I pandehuri Agostin Preçi, ka shpjeguar: “Unё, Mark Marku dhe Fran Ndoci biseduam nё vitin 1968 qё tё punojmё keq nё kooperativё pёr shkatёrrimin e saj.

Pёr kёtё qёllim thotё i pandehuri Agostin, ne kur punonim nё shpёrndarjen e plehut, me qёllim qё tё pengonim e linim traktorin pa punё, lёmё njё pjesё tё plehut kimik pa shpёrndarё. Gjithashtu, thotё i pandehuri Agostin, kur punonim me prashitjen e misrit, tё tre sё bashku me qёllim sabotimi, hiqnim bimёt e shёndosha dhe linim ato tё dobёtat. Njё pohim tё tillё e konfirmon plotёsisht edhe i pandehuri Mark Marku i cili, ka shpjeguar se nё kёto dy raste, ne kemi vepruar me qёllim dёmtimin dhe shkatёrrimin e kooperativёs.

Ne mendojmё se pohimet e tё pandehurve Agostin Preçi dhe Mark Marku, janё plotёsisht tё besueshme, duke mbajtur parasysh kёtё qёndrim pendues dhe tё sinqertё tё kёtyre dy tё pandehurve, si dhe qёndrimin mohues qё ka mbajtur i pandehuri Fran Ndoci pёr kёtё akuzё. Fakti se mbas vitit 1968 tё tre tё pandehurit nuk kanё kryer me veprime tё kёsaj natyre, nuk duhet tё shёrbejё si argument pёr tё rrёzuar kёtё akuzё, sepse siç shpjegojnё tё pandehurit, ata u ndanё nga njёri- tjetri dhe nuk i’u dha mundёsia pёr tё vepruar bashkarisht.

I pandehuri Ndue Leti pёr njё periudhё tё gjatё kohe, qё nga viti 1962, nё bashkёpunim me tё pandehurin Pjetёr Biba dhe mё vonё nga viti 1965, nё bashkёpunim me tё pandehurin Mark Marku, ka pёrvetёsuar tepricat e krijuara nё mullirin e kooperativёs, duke i’u shitur 200 kg. miell misri Pashkё Mirit, 150 kg. Fran Nokёs, 100 kg. Baftё Ali Hysenit. Po nё vitin 1964 – 1965, i pandehuri Ndue, nga drithi i pёrvetёsuar i ka shitur 150 kg. pёrsёri Pashke Mirit. Nё bashkёpunim me Mark Markun, i kanё shitur 300 kg. miell misri Martin Rrokut, ndёrsa 200 kg. Bajram Cafit. Nё vitin 1966-1967, i pandehuri Ndue Leti nё bashkёpunim me tё pandehurin Fran Ndoci dhe Bajram Cafi, kanё vjedhur natёn nё magazinё tё brigadёs sё tretё, 700 kg. misёr dhe tё hollat e realizuara, i kanё ndarё midis tyre.

Nё vitin 1968, i pandehuri Ndue nё marrёveshje me Gjok Nikёn, ka pёrvetёsuar nё katёr raste 330 kg. misёr, duke i ndarё midis tyre. Nё vitin 1968 nga mulliri i koperativёs, Ndue Leti ka pёrvetёsuar 12 copё thasё, 100 kg. grurё dhe 20 kg. misёr, i’a ka shitur Kol Shytit si dhe 116 lek, nga ujimi i koperativёs bujqёsore Ishullit Lezhё. Nё kёto kushte i pandehuri Ndue Leti, ka kryer krimin e parashikuar nga neni 80/1 K. Penal, duke pёrvetёsuar nё bashkёpunim dhe veçmas pasurinё koperativiste, nё njё shumё prej 5.900 lek. Gjithashtu i pandehuri Ndue Leti dhe Pjetёr Biba, gjatё vitit 1968-1969 dhe me persona tё tjerё, kanё luajtur bixhoz, duke kryer kёshtu krimin e parashikuar nga neni 285/11 tё K.Penal.

Fajёsia nё ngarkim tё tё pandehurve: Shtjefёn Kurti, Mark Marku, Agustin Preçi, Pjetёr Biba, Zef Nishi dhe Fran Ndoci, pёr akuzёn e neneve 72 dhe 73 tё K. Penal, vёrtetohen me pohimet e tyre tё bёra nё hetuesi dhe gjykatёs, me atriburimet e njёri – tjetrit, si dhe me dёshmitarёt e pyetur nё kёtё drejtim. Edhe akuza nё drejtim tё pandehurit Ndue Leti, sipas neneve 73/1, 80/1 dhe 285/2 te K. Penal, vёrtetohen me pohimet e bёra prej tij nё hetusi, me atribuimet e tё pandehureve: Mark Marku, Pjetёr Biba, Zef Nishi, Fran Ndoci, si dhe me shpjegimet e dёshmitarёve Bajram Cefi, Pashkё Miri, Gjok Nika, Martin Rroku e tё tjerё, me proçes – verbalin e kontrollit tё banesёs, si dhe me dokumentin e datёs 28/11/1969.

Shokё Gjyqtarё, çasti kur ju me vendimin tuaj do tё vlerёsoni kёtё veprimtari armiqёsore, duke e parё problemin nё unitetin e gjёrav,e d.m.th., duke shikuar rrezikshmёrine shoqёrore tё veprёs dhe personalitetin e personave qё e kanё kryer atё. Vepra e kryer nga tё pandehurit, paraqet rrezikshmёri tё theksuar shoqёrore mbasi, ajo drejtohet kundrejt bazёs ekonomike te Republikёs Popullore tё Shqipёrisё dhe pёr dobёsimin e pushtetit popullor.

Duke parё kёtё veprimtari nё raport me objektin qё ajo cёnon, me raport me rrethin e personave tё implikuar nё raport me periudhёn e gjatё qё ajo ka vazhduar, si dhe duke e shikuar kёtё veprimtari nё lidhje me faktin se sa njerёz tё tjerё janё komprometuar, duke i’u prishur ndёrgjegjien, spikat dhe qartёsohet mё mirё rrezikshmёria e veprёs sё kryer nga tё pandehurit.

Nё vlerёsimin e kёsaj veprimtarie, ne mendojmё se nuk duhet injoruar pёr asnjё çast edhe fakti se ajo ёshtё zhvilluar nё njё koperativё bujqёsore nё rezultate tё dobёta, dhe pёr mbarёvajtjen e saj, ёshtё prokupuar vazhdimisht partia e Pushtetit nё rreth. Nga ana tjetёr nuk duhet tё injorojmё efektet negative qё ka ushtruar kjo veprimtari, nё mbarёvajtjen e punёs nё kёtё koperativë. E gjitha kjo veprimtari duhet parё nё lidhje tё ngushtё nё personalitetin e personave qё e kanё kryer atё, nё lidhje me anёt e mira dhe tё kёqija tё tyre.

I pandehuri Shtjefёn Kurti, klerik reaksionar, pёrfaqёsues i ideologjisё fetare qё me mendimet dhe ndjenjat e tija idealiste i ёshtё kundёrvёnё politikёs sё Partisё pёr edukimin klasor revolucionar tё masave punonjёse. Por ai nuk ёshtё vetёm reaksionar nё mendime, por edhe njeri i aksionit qё me veprimtaritё e tija, zhvillon nё stil tё gjerё dhe pёr njё kohё tё gjatё agjitacion dhe propagandё kundёr pushtetit popullor dhe nё tё njёjtin kohё duke hedhur parullёn armiqёsore vidhni se merrni mundin dhe djersёn tuaj, vidhni dhe dёmtoni pёr tё shkatёrruar koperativёn, ai bёhet inspiruesi dhe frymёzuesi i gjithё kёsaj veprimtarie sabotonjёse.

Ai ёshtё njё armik konseguent i pushtetit tonё popullor, i dёnuar nё vitin 1946 me 20 vjet heqje lirie pёr tradhёti ndaj atdheut, si agjent i zbulimeve tё huaja, element mashtrues, njeri me dy fytyra, qё sipas rastit herё paraqitet si Shtjefёn dhe herё paraqitet si Don Shtjefni. Rjedh nga shtresat e pasura, ka arsim tё lartё Teologjik. Megjithёse nё hetuesi dhe para gjykatёs pranoi fajёsinё e tij, ai ka humbur dhe shpresёn me tё vogёl pёr rehabilitim, ai kёrkon tё vdesё si pёrfaqёsues ideologjisё sё tij reaksionare dhe nё tё njёjtёn kohё, si armik deri nё fund tё pushtetit tonё.

I pandehuri Mark Nikolla, ka zhvilluar agjitacionin dhe propogandё me njё rreth tё gjerё personash, pothuajse me tё gjithё tё pandehurit, ka filluar tё pёrvetёsojё sistematikisht dhe nё pёrpjestime tё mёdha qё nga viti 1958 e deri nё kohёn e arrestimit, ka sabotuar ekonominё si me anё tё vjedhjeve ashtu edhe me anё tё dёmtimeve, ёshtё implikuar me 8 grupe pёrvetёsuesish dhe ka numrin mё tё madh tё episodeve nё krahasim me tё gjithё tё pandehurit e tjerё.

Rrjedh nga familje me origjinё fshatar i varfёr, ka pёrfituar nga reformat e pushtetit popullor, ёshtё analfabet dhe nё moshё tё re. Megjithёse si nё hetusi ashtu edhe nё Gjykatё ka mbajtur qёndrim pendues, duke kontribuar pёr zbulimin e veprimtarisё sё tij dhe tё pandehurve tё tjerё, rrethanё kjo qё duhet mbajtur parasysh edhe nё pёrcaktimin e masave sё dёnimit kundrejt tij, por pёrsёri rrezikshmёria e tё pandehurit Mark ёshtё e madhe, duke parë bazё gjerёsinё dhe vazhdimёsinë e aktivitetit tё tij.

I pandehuri Agustin Preçi, veprimtarinё propagandistike e ka zhvilluar me disa nga tё pandehurit dhe prej disa vjetёsh, ndёrsa aktivitetin sabotonjёs me anё tё dёmtimeve gjatё kryerjes sё punёve tё ndryshme nё kooperativё. Ishte arsimtar, i ngritur nga ana kulturore, me moshe tё re. Rjedh nga origjinё e varfёr, ka pranuar fajёsinё e tij, si nё hetuesi ashtu edhe pёrpara Gjykatёs dhe tregohet i penduar. Daja i tij ёshtё dёnuar pёr krime kundёr shtetit.

I pandehuri Fran Ndoci, ka zhvilluar propagandë armiqёsore prej disa vjetёsh. Ka pёrvetёsuar sistematikisht pasurinё e kooperativёs. Veprёn e sabotimit i ka kryer me anё tё dёmtimit tё pasurisё gjatё kryerjes sё punimeve. Rjedh nga njё familje me origjinё shtresё e mesme. Ka arsim 7 vjeçar dhe nё moshё tё re. Nё hetuesi dhe nё gjyq nuk ka pranuar plotёsisht akuzёn, por ёshtё munduar t’i shmanget pёrgjegjёsisё.

I pandehuri Pjetёr Biba, ka aktivitet armiqёsor tё gjatё, pёrvetёsimet i ka kryer nё mёnyrё sistematike dhe nё pёrpjёstime tё mёdha. Veprёn e sabotimit e ka realizuar nёpёrmjet vjedhjeve tё pasurisё kooperativiste. Ka qenё i dёnuar pёr vjedhje. Rjedh nga njё shtresё e varfёr, element dembel dhe bixhozxhi. Nё hetusi dhe para Gjykates, pranon fajёsinё e tij dhe paraqitet i penduar, pa arsim dhe pa ndonjё zhvillim intelektual, i pёrjashtuar nga Partia.

I pandehuri Zef Nishi, aktivitetin armiqёsor e ka zhvilluar vetёm gjatё vitit 1969. Ka pёrvetёsuar sistematikisht dhe nё pёrpjёstime tё mёdha nё vitin 1969, pasurinё koperativiste. Rjedh nga njё familje me origjinё shtresё e mesme fshatare, ka arsim 7 vjeçar, nё moshё, pёrgjithёsisht ka pranuar fajёsinë e tij dhe ёshtё treguar shumё i penduar.

I pandehuri Ndue Leti, ka zhvilluar agjitacionin dhe propaganda me tё pandehurit e tjerё dhe ka pёrvetёsuar pasurinё socialiste nё pёrpjestime tё mёdha e nё bashkёpunim me tё tjerё. Rjedh nga njё familje fshatar i varfёr, i pёrjashtuar nga Partia, me arsim fillor, i padёnuar element bixhozxhi.

Duke mbajtur parasysh rrezikshmёrinё shoqёrore tё veprёs tё kryer nga tё pandehurit e sipёrmendur, si dhe personalitetin e tyre, kёrkojmё qё pasi tё pandehurit tё deklarohen fajtor, të dёnohen:

1 – I pandehuri Shtjefёn Kurti, pёr krimin e parashikuar nga neni 72, d.m.th., pёr sabotimin nё drejtim tё ekonomisё, tё dёnohet me vdekje, pushkatim. Pёr krimin e parashikuar nga neni 73/1 K.Penal tё dёnohet me 10 vjet heqje tё lirisё. Pёrfundimisht duke e bёrё bashkimin e dёnimeve, sipas neneve 48 tё K. Penal kёrkojme qё i pandehuri Shtjefёn Kurti, tё dёnohet me vdekje, me pushkatim.

2 – I pandehuri Mark Marku, pёr krimin e parashikuar nga neni 72 te K. Penal, tё dёnohet me 13 vjet heqje tё lirisë. Nё bazё tё nenit 73/1 K .Penal, tё dёnohet me 6 vjet heqje lirie. Pёrfundimisht, duke bёrё bashkimin e dёnimeve, sipas nenit 48 tё K. Penal, tё dёnohet me 16 vjet heqje tё lirisё.

3 – I pandehuri Agustin Preçi, pёr krimin e parashikuar nga neni 72 tё K. Penal, tё dёnohet me 12 vjet heqje tё lirisё. Pёr krimin e parashikuar nga neni 73/1 K. Penal, tё dёnohet me 6 vjet heqje lirie. Pёrfundimisht, duke bёrё bashkimin e dёnimeve sipas nenit 48 K. Penal, tё dёnohet 15 vjet heqje lirie.

4 – I pandehuri Fran Ndoci, pёr krimin e parashikuar nga neni 72 tё K. Penal, tё dёnohet me 12 vjet heqje tё lirisё. Pёr krimin e parashikuar nga neni 73/1 te K. Penal, me 5 vjet heqje tё lirisё. Pёrfundimisht duke bёrё bashkimin e dёnimeve nё bazё tё nenit 48 tё K. Penal tё dёnohet me 14 vjet heqje lirie.

5 – I pandehuri Pjetёr Biba, nё bazё tё nenit 72 tё K. Penal, tё dёnohet me 12 vjet heqje tё lirisё. Nё bazё tё nenit 73/1 tё K. Penal, tё dёnohet me 5 vjet heqje tё lirisё. Nё bazё tё nenit 285/2 tё K. Penal tё dёnohet me 6 muaj heqje te lirise. Pёrfundimisht, duke bёrё bashkimin e dёnimeve, sipas nenit 48 tё K. Penal, tё dёnohet me 14 vjet heqje tё lirisё.

6 – I pandehuri Zef Nishi, pёr krimin e parashikuar nga neni 72 tё K. Penal, tё dёnohet me 12 vjet heqje tё lirisё. Pёr krimin e parashikuar nga neni 73/1 K. Penal, tё dёnohet me 4 vjet heqje tё lirisё. Pёrfundimisht, duke bёrё bashkimin e dёnimeve sipas nenit 48 te K. Penal tё dёnohet me 12 vjet heqje tё lirisё.

Kundrejt tё gjitha tё pandehurve tё sipёrmendur, tё vendoset konfiskimi i pasurisë dhe nё bazё tё neneve 27-28 tё K. Penal, tё vendoset heqja e sё drejtёs elektorale pёr 5 vjet kohё.

7 – I pandehuri Ndue Leti pёr akuzёn e parashikuar nga neni 80/1 K. Penal, tё dёnohet me 7 vjet heqje lirie. Pёr krimin e parashikuar nga neni 73/1 K. Penal, tё dёnohet me 4 vjet heqje tё lirisё. Pёr krimin e parashikuar nga neni 285/2 K. Penal, tё dёnohet me 6 muaj heqje lirie. Pёrfundimisht duke bёrё bashkimin e dёnimeve, sipas nenit 48 K. Penal, tё dёnohet me 10 vjet heqje lirie. Nё bazё tё nenit 27,28, tё K. Penal, tё vendoset heqja e sё drejtёs elektoriale pёr njё periudhё prej 3 vjetёsh. Memorie.al

Gurëz mё 28/11/1971                                                                         

 Prokurori i Rrethit

Hajredin Fuga 

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/shtjefen-kurti-me-te-pandehurit-e-tjere-komentojn%d1%91-lajmet-e-radiove-t%d1%91-huaja-shfaqin-d%d1%91shir%d1%91n-p%d1%91r-pushtimin-e-shqip%d1%91rise-nga-bashkimi-sovjetik/